na ndiq ne

Toyota prezanton bZ4X

21/04/2021

Nismëtarja elektrike

Toyota duket se po bën realitet makinat 100% elektrike që nisin mbi platforma të dedikuara elektrike, pjesë e familjes Beyond Zero. Ky projekt nuk parashikon vetëm makina që nuk ndotin gjatë punimit por është cilësuar si “carbon neutral” gjatë gjithë ciklit të prodhimit dhe që synon të ndërtojë një marrëdhënie paqësore dhe efikase midis automjetit, përdoruesit dhe mjedisit.

Pavarësisht se kreu i kolosit Japonez disa kohë më parë kritikoi nxitjen dhe shtrëngimin e makinave me djegie të brendshme, sepse disi të parakohshme për t’u aplikuar në mënyrë drastike, vetë mbetet një nga nismëtarët e teknologjisë së ndjeshme ndaj ndotjes mjedisore, mjafton të kujtojmë këtu të parën e një lloji të veçantë në atë kohë, Toyota Prius.

Modeli që Toyota prezanton këtu quhet bZ4X dhe është një SUV concept i cili ndërtohet mbi platformën e re e-Tnga, e zhvilluar në bashkëpunim me bashkëkombësin Subaru-n.

Projekti parashikon që brenda vitit 2025 Toyota do të rreshtojë shtatë modele me siglën bZ ndërsa modelet elektrike do të jenë gjithësej pesëmbëdhjetë.

Suv-i kompakt bZ4X (që do të sugjeronim t’i jepej një emër më përfaqësues dhe që të mund të mbahet mend) parashikohet të prezantohet dhe të vijë në treg diku nga mesi i vitit tjetër. PLatforma e re mundëson optimizimin e hapësirës, përveç një organizimi të brendshëm dinamik dhe specifik, që do të shoqërojë modelet elektrike.

Design-i në linja të përgjithshme merr në notë të lartë. Spikasin forma sportive dhe muskuloze (parafangot) bashkë me elementë që duan të shprehin karakterin teknologjik dhe “elektrik” (i referohemi këtu maskerinos së mbyllur). Dritat Led janë një gjetje origjinale me formën e tye karakteristike që zgjatet edhe në linjat e profilit.

Pak më lart ne thamë Suv kompakt, por në Toyota garantojnë se hapësira që i ofrohet pasagjerëve të pasëm është e njëjtë me atë që gjejmë tek një model luksoz siç është Lexus LS ndërsa në zonën e përparme ergonomia është elementi kryesor.

Thënë kjo për hapësirën, e patë çfarë timoni gjejmë për herë të parë në një makinë serie? Star Trek do ta kishte zili! 🙂

Për fat të keq janë ende të pazbuluar disa elementë si psh sistemi infotainment apo paketa teknologjike e ofruar në këtë makinë me cloche në vend të timonit, porkjo rrit vetëm kurizotetin dhe entuziazmin ndër tifozët e markës orientale.

“Sekret” mbeten edhe elementët e tjerë të kësaj makine siç është bateria (dhe motori), por në prezantim thuhet se teknologjia që Toyota ofron falë eksperiencës së saj dhjetëravjeçare është e tillë që të ofrojë performancë konstante në çdo lloj kushtesh atmosferike.

Ah po, do të jetë edhe me tërheqje integrale (dmth me dy motorë, nga një për aks) që duke qenë se dimë që në këtë projekt merr pjesë edhe Subaru, mund të themi që do të jetë një garanci.

Timoni, pardon, ajo klosha (cloche) që kryen atë funksion, do të jetë “steer by wire” dmth me komandë elektrike, që do të thotë se do të ketë zero dridhje nga imperfeksionet e rrugës.

Toyota bZ4X është padyshim një model interesant për të cilin ne presim të mësojmë sa më shumë sa më shpejt me synimin që të kemi shpejt edhe kloshën e tij në dorë për një xhiro të parë.