Cilat janë markat më të besueshme?
J.D. Power sjell studimin e kryer në USA
J.D. Power është një shoqëri e specializuar në studimin e tregut automotive që ofron prej vitesh rezultatet e një studimi shumë interesant dhe të dobishëm: renditjen e prodhuesve të makinave sipas numrit të difekteve duke na dhënë kështu një renditje sipas kriterit të besueshmërisë.
Vendet më të mira dhe më të larta në renditje zihen nga prodhuesit japonezë dhe koreanë ndërsa më poshtë në listë gjenden prodhuesit amerikanë dhe europianë.
J.D. Power nëpërmjet sondazheve të ndryshme të kryera në USA mat cilësinë e makinave nisur nga numrat e difekteve që ato bëjnë. Studimi numëron numrin e difekteve në një kampion prej 100 makinash nga çdo markë testuar mbi ekzemplarë të prodhuar në vitin 2017, pra modele me 3 vjet jetë. Renditja vendos në krye modelet me nr më të vogël të difekteve duke vijuar me numrat në rritje.
Difektet janë ndarë në tetë kategori ku identifikohen 177 lloje difektesh të mundshme:
1. Audio, komunikim, zbavitje, navigim,
2. Motor dhe kambio,
3. jashtë,
4. brenda,
5. karakteristikat dhe kontrolli i ekranit të infotainment,
6. probleme të guidës,
7. kondicioneri
8. Sediljet.
Vlen të thuhet se në përgjithësi cilësia e përgjithshme e makinave, që lidhet me besueshmërinë në rradhë të parë, është në rritje. Numri mesatar i difekteve mbi 100 makina është 121, që përkon me vlerën më të ulët historike të këtij studimi.
Në studimin e vitit të kaluar spikat performanca e prodhuesve Koreanë (Hyundai dhe Kia) dhe Japonezë, të cilët kanë shoqëruar këtë performancë me shifra të larta shitjesh, shenjë e rritjes së preferencës ndaj tyre në nivel global. Pronarët e këtyre makinave ndeshin mesatarisht më pak difekte sesa ata të makinave amerikane apo edhe europiane.
Lexus zapton vendin e parë sërish, për herë të nëntë në dhjetë vitet e fundit, me raportin 81/100. Në vend të dytë gjejmë Porsche (86/100) ndërsa në vendin e tretë gjejmë Kia-n (97/100), Toyota ndjek në vendin e katërt (98/100) e më tej Buick (100/100) dhe Cadillac (gjithashtu 100/100).
Modeli më i besueshëm për këtë vit dhe në tre vitet e fundit është Porsche 911. Kategoria më problematike është ajo e sistemeve infotainment.
Rast i veçantë është ai i prodhuesit amerikan Tesla i cili për arsye të panjohura nuk lejon monitorimin e të dhënave të makinave të saj në 15 shtete, kështu që të dhënat e pasqyruara i referohen kontingjentit në 35 shtetet e tjera.