Renault 5, prototip apo provokim?
Renaulution ringjall mitin e të kaluarës
Nëse në një bisedë makinash sot dikush përmend R5, me siguri do të vijë menjëherë pyetja “çfarë është kjo”?
Edhe nëse siglës R5 i shtojmë emrin Renault, situata ndoshta nuk ndryshon shumë. Koha kalon dhe mitet e saj nganjëherë perëndojnë me të, por ndoshta kjo nuk do të thotë asgjë. Kemi parë plot raste të ringjalljes së miteve të ndryshme. Mund të sjellim këtu shembullin e Mini-t apo Fiat 500.
Ka patur gjithashtu edhe raste më pak të suksesshme. Një ndër rastet më simbolike mund të jetë Maybach, si një markë luksi (tashmë shërben si emërtim i serisë luksoze të modelit S Class).
Në morinë e rasteve të suksesshme dhe disfatave të ndryshme, kolosi francez Renault është duke menduar për një riprodhim të modelit të suksesshëm Renault 5, model i famshëm në vitet ’70, sidomos në versionin sportiv R5, por që tashmë mund të rikthehet në një version 100% elektrik.
Kjo ide është pjesë e një plani më të gjerë ringjalljeje i grupit Renault-Nissan-Mitsubishi, i pagëzuar në mënyrë inteligjente Renaulution (Renault + Revolution).
Renault 5 Prototype që ne shohim në foto do të jetë një nga modelet simbol të këtij plani, për të theksuar bindshëm që progresi dhe historia ecin bashkë, njësoj si eksperienca dhe e ardhmja.
Po ju lemë në shoqërinë e fotografike në fotogalerinë tonë, me pyetjen nëse ringjallja e Renault 5 do të kishte apo jo sukses në treg. Mos ndoshta e ardhmja (elektrike), ende e panjohur mirë për shumicën e tregjeve, është më mirë të eksperimentojë rrugëtimin e saj?