Makina Sony fillon provat në rrugë
Vision-S vërtet gati?
Rreth një vit më parë kemi botuar një artikull mbi projektin automotive të firmosur Sony. Quhej Vision-S dhe me sa duket nuk ishte aspak një ëndërr, por një projekt real. Aq real saqë kompania austriake që ka zhvilluar fazën projektuale është duke zhvilluar prova në rrugë tashmë, me një fjalë ka nisur një fazë të vërtetë kolaudimi.
Modeli i ri ose më saktë i parë, Vision-S do të jetë natyrisht shumë i pasur në teknologji. Ndër opsionet që do të ketë mund të përmendim asistent zanor, zbavitje në bord edhe për pasagjerët dhe një risi. Bëhet fjalë për një telekamera që monitoron të gjithë pasagjerët në bord. Sistemi i menaxhimit, nëse lexon se dikë po e zë gjumi, përshtat ajrin e kondicionuar për të.
Megjithëse mund të mendojmë se “mund të bëjmë edhe pa të” Sony do të japë idenë se kujdesi ndaj shoferit dhe pasagjerëve në Vision-S është maksimale. Kujtojmë se ndër partnerët e Sony-t në këtë projekt gjenden shumë kompani që janë aktive prej vitesh ose së fundmi në botën automotive. Mund të përmendim këtu AIMotive, Bosch, Continental, Elektrobit Automotive, Valeo, Vodafone dhe ZF Group. Interesant është rasti i Vodafone, që ne na kujton prezantimin e teknologjisë 5G dhe makinën që ofronte një provë të parë të guidës autonome në pistën e Go-kart në mjediset e qendrës tregtare Citypark.
Pse Sony ka vendosur të prodhojë një makinë, ju kujtojmë se në këto ujëra është tashmë edhe Google dhe Apple (ky i fundit ka zgjedhur kolosin Hyundai si partner per zhvillimin e modelit të tyre të parë).
Modeli Vision-S është një model i mirëpajisur me sisteme sigurie dhe infotainment. Për të treguar se një markë lider siç është Sony, në lidhje me sistemin infotainment Vision-S është e pajisur nga një ekran dixhital që “mbush” të gjithë kruskotin dhe kjo platformë nuk është çudi të përgatitet edhe për t’iu ofruar prodhuesve të tjerë të makinave.
Sony Vision-S vjen si një model interesant me katër vende që nuk sjell asgjë të re në fushën e design-it të jashtëm, por nga brenda sjell disa të reja interesante. Mos u habisni pra nëse lexoni se kjo makinë ofron një sistem audio ‘360 Reality Audio’ ku çdo sedilje ka altoparlantët e saj apo kur të shikoni se ka një sistem infotainment të lidhur me shërbime “gaming” të avancuara dhe me ndërlidhje “5G Ready”.
Të dhënat teknike nga ana automobilistike flasin për bateritë e vedosura në shasinë e makinës, dy motorë elektrikë dhe 0-100km/h për 4.8 sekonda. Shpejtësia maksimale është 240 km/h. Natyrisht që është shumë shpejt për të folur për shumë gjëra të tjera mbi këtë makinë, përfshirë edhe çmimin, por një pyetje të vetme është rasti ta bëjmë: do të ishit të gatshëm të blinit një makinë Sony?