na ndiq ne

Hyundai Bayon

25/11/2020

Një Suv i ri në segmentin B

Segmenti B ose më mirë B-Suv është një nga më të fundit të testuar nga prodhues të ndryshëm dhe për habinë e disave, rezulton me sukses. Për ta bërë më të qartë këtë, flasim këtu për modele si Opel Crossland, Ford Ecosport, Jeep Renegade, Peugeot 2008, etj. Dimë shumë pak për momentin për Bayon, por imazhi dhe emri janë evokues.

Emri frymëzohet nga qyteti francez Bayonne (shqiptohet Bayon) i cili gjendet në juglindje të Francës, në një zonë të pasur me aktivitete fizike të llojit hiking, treking, etj.

Me fjalë të tjera, Bayon mund të jetë një partner i dobishëm eksplorimesh. Hyundai Bayon do të plotësojë gamën e modeleve Suv që nëEuropë përfshin modelet Kona, Tucson dhee la Santa Fe.

Hyundai ka zgjedhur rrugën e “antikonformizmit” në design me elementë inovativë siç mund të jetë psh. intergrimi i fenerëve në maskerino tek Tucson-i i fundit.

Modeli i ri duket të ketë forma moderne dhe sportive, në harmoni me modelet e fundit të Hyundai-t. Për elementë të tjerë si design i brendshëm apo motorizimet, Hyundai premton risi interesante ndërkohë që baza e shasisë, është logjike të merret nga modeli i20, i rinovuar edhe ai së fundmi.

Së bashku me faktin që Hyundai është një nga markat e para që shet edhe makina online (jo në vendin tonë) mund të pohojmë se kolosi korean po ecën me hapa gjigandë.