Fiat e126 … po sikur?
Një propozim interesant “Made in Italy”
Ju kujtohet Fiat 126? Kam bindjen që askush nuk mund ta ketë harruar apo të mos ketë njohur modelin legjendar që zëvendësoi Fiat 500 (gjeneratën e parë) dhe që shiti gati pesë milionë njësi.
Për ata që nuk janë të sektorit, mirë është të dinë se ky nivel shitjesh është i lartë edhe sot, por nëse e mendojmë në vitet ’70 shifra është për medalje dhe podium. Po sikur Fiat të rimendonte të sillte në treg sërish këtë model legjendar, ndoshta me tenknologjinë e re dhe ndoshta edhe me emrin … “e-126”?
Pyetja provokuese vjen nga studio e design-it MA-DE, e cila ka publikuar në website-n e tyre disa foto që të themi të drejtën na duken të realizuara mirë.
Modeli i ri i propozuar premton të japë një imazh të modern duke ruajtur thuajse të paprekur format dhe pamjen e modelit projekt. Diçka të ngjashme kemi parë me Mini-n e ripropozuar në vitin 2000 nga BMW apo nga “Honda e”, e cila frymëzohej nga modeli i parë i Honda Civic.
Le t’i kthehemi propozimit të quajtur “126 vision” nga MA-DE. Sipas tyre ky model mishëron shumë nga pasioni dhe romantizmi i një “spirito italiano” kudo në botë. Designeri është kujdesur që makina të ketë një design koherent me modelin origjinal por edhe me teknologjinë e kohës sonë. Element ky i fundit i theksuar nga vijëzimet këndore në fenerët e parë, të cilët simbolizojnë edhe çelësin e vizionit (pamjes).
Duke qenë ky 126 vision një prezantim i një designer-i nuk kemi asnjë info mbi mekanikën, teknologjinë, motorizimet, vendosjen dhe kapacitetin e baterive, etj.
Mbi këtë projekt nuk ka ende asnjë info zyrtare nëse do të shohë ndonjëherë dritën e prodhimit, por të jemi të sinqertë, ne dhe vetë Fiat me veten e tyre, nëse prodhuesi italian ka një model me identitet të fortë sot është Fiat 500.
Pikërisht një model me rrënjë thellë në të kaluarën dhe që fatmirësisht nuk po njeh as moshë e as limite përdorimi e shumëfishim në disa variante me tre apo pesë dyer dhe në version Crossover. Ndoshta do të ishte me vend edhe një rishikim i një modeli tjetër nga e kaluara.