na ndiq ne

Hyundai Tucson

11/09/2020

Gati gjenerata e re

 Hyundai ka ofruar imazhet e para të Suv-it më të shitur të tij, Tucson. Data e prezantimit zyrtar është 15 shtatori ku dhe do të zbulojmë detajet e plota të asaj që quhet një revolucion design-i dhe teknologjie.

Imazhet e para janë disi provokuese dhe në të vërtetë origjinale. Natyrisht “frymëzimi” derivon nga projekti Vision T i prezantuar vitin e kaluar, por disa detaje duket të jenë ruajtur. Një nga elementët më origjinalë që spikat menjëherë është maskerino gjigande që shkrihet në të gjithë pjesën ballore dhe integron fenerët me teknologjinë Parametric Hidden Lights që është edhe “firma” autentike e një gjenerate të re.

Fenerët e rinj janë të përbërë nga disa forma gjeometrike të njëjtë me pjesën tjetër të maskerinos duke u integruar kështu 100% në design. Edhe në pjesën e pasme gjejmë një ndriçim të ri dhe intensiv që do të tregojë nga njëra anë përmasat e makinës dhe nga ana tjetër natyrën e saj “futuristike”. Ende nuk thuhet gjë për përmasat, por të krijohet përshtypja se modeli i ri do të jetë më i madh se ai paraardhës.

Nga brenda rinovimi është gjithashtu rrënjësor. Zhduken thuajse fare komandat fizike duke u “konvertuar” në një mjedis me led që përfshin kuadrin dhe sistemin infotainment.

Një notë pozizive e merr fakti që në interpretimin e hapësirës, ekrani Led i infotainment është i vendosur në pozicionin e tij tradicional në qendër të kruskotit në pjesën e sipërme i cili komandohet me prekje por edhe me gjestet e dorës të cilat sistemi është në gjendje t’i lexojë. Në zonën e poshtme të bllokut të komandave, midis dy sediljeve të para dallojmë një “touchpad” gjigand që integron edhe disa komanda fizike, por që ka një efekt teknologjik të rëndësishëm.

Nuk ka ende asnjë informacion mbi motorin, kambion apo elektrifikimin e mundshëm, por të gjitha këto së bashku me çmimin do të bëhen të njohura shpejt, pas prezantimit zyrtar.