na ndiq ne

Auto Star Albania më afër Mercedes C Class

25/05/2020

Katër oferta interesante për modelin e ri

Konçesionari Auto Star Albania, përfaqësia zyrtare e Mercedes Benz, shpalos disa risi për tregun tonë. Modeli i kësaj iniciative është best seller-i me yll, C Class, i cili ndër vite ka shitur mbi 8 milionë njësi, duke e bërë atë edhe sedanin ekzekutiv më të shitur ndër markat premium. Shifrat datojnë që nga viti 1982, kur modeli i segmentit D të Mercedesit quhej “190” dhe mbante kodin W201.

Gjenerata aktuale, e rifreskuar në vitin 2018 nëpërmjet një operacioni të llojit “facelift” përfshin arkitekturën e rinovuar elektronike me gjeneratën e fundit të MBUX (Mercedes-Benz User Experience), sistemet më moderne të asistencës Mercedes, por duke ruajtur hapësirën dhe komoditetin e mëparshëm.

Auto Star Albania sjell disa oferta interesante për tregun shqiptar për modelin C 200d, një version mjaft ekonomik në përdorim, me motorin 1.600 kubikë që zhvillon 160 kuaj fuqi. Performanca është optimale nëse mendon se ky version ka nevojë për 7.9 sekonda për të shkuar nga 0-100km/h ndërkohë që konsumi mesatar i deklaruar është 4.5 litra. Një miks interesant që duhet të bëjë të lumtur një klientelë të gjerë.

Rinovimet nga brenda, përveç MBUX që përmendëm më parë, kanë përfshirë edhe ekranet dixhitale, panelin e komandave dhe materialet e brendshme. Timoni i ri na duket një element që i jep një ndjesi sportive dhe që e bashkon C Class me modelet sipërore të familjes, E dhe S Class.

Ofertat e sjella nga Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, kanë në vëmendje dy pika kryesore: fleksibilitetin e pagesës dhe zgjerimin e garancisë, ky i fundit shumë i rëndësishëm për një investim të tillë të rëndësishëm siç është blerja e një makine premium.

Opsionet e pagesës, që po i sjellim më poshtë të sakta sipas komunikimit zyrtar me Auto Star Albania, ofrojnë mundësi pagese me paradhënie dhe këst final, pa paradhënie ose pa këst final si dhe shërbimin e vlerësimit të makinës suaj aktuale dhe përfshirjen e vlerës së saj në formulën e pagesës. Kjo e fundit rezulton shumë komode për të mos e vrarë mendjen se kur dhe sa do ta shisni makinën që keni në përdorim. Për më shumë detaje, mund të lexoni më poshtë detajet e ofertës së konçesionarit Auto Star Albania:

…  katër mundësi financimi, të cilat mund të përshtaten 100 % me preferencat e vetë klientit, pa prishuar aspak planet për të ardhmen.

  1. Modelin C 200 d mund ta bënin tuajin për 240 Euro/muaj për një periudhë 5-vjeçare, me vetëm 11 000 Euro parapagim, ndërkohë që vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimi është 11 000 Euro.
  2. Ju mund të zgjidhni dhe paketën e dytë, e cila përfshin financim për një periudhë 5-vjeçare, për vetëm 276 Euro/muaj, ndërsa vlera e parapagimit është vetëm 10 000 Euro. Vlera e mbetur në fund të periudhës së kreditimit është 10 000 Euro.
  3. Nëse dëshironi që të gjitha pagesat t’i mbyllni brenda periudhës së kreditimit, C 200 d e bëni tuajin për 451 Euro/muaj, me vetëm 10 500 Euro parapagim, financim për 5 vite dhe 0 Euro vlerë të mbetur në fund të periudhës së kreditimit.
  4. Një tjetër ofertë fantastike është dhe mundësia e vlerësimit e mjetit të klientit (më kusht që të jetë i targuar dhe pa detyrime të prapambetura), e cila konsiderohet parapagim. Periudha e financimit është llogaritur për 5 vite dhe klienti do të paguajë 499 Euro/muaj. Vlera e mbetur në fund të periudhës së financimit është 5 000 Euro.

Sipas, dëshirës klientët mund të zgjedhin dhe paketat standard të financimit, të përfshijnë financim deri në 90 % të vlerës së mjetit, për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite si dhe mundësinë shlyerjes me tri këste dhe shumë avantazhe të tjera … “