Land Rover Defender i ri debuton me 007
Akrobaci dhe xhirime ekstreme tek episodi i ri “No time to die”
Ishte viti 2006 kur doli në ekrane “Casino Royale”, episodi i ri i serialit 007 me protagonist Daniel Craig. Në sekuencat e para të filmit, aktori britanik shihet në timonin e një Ford Mondeo (atëherë i sapo prezantuar), duke thyer kështu akullin e një periudhe të re. Agjenti i mëparshëm në fakt, i interpretuar nga Pierce Borsnan, kishte përdorur markën gjermane BMW.
2020, viti i Coronavirus ka prekur edhe prezantimin në kinema të “No Time To Die” duke shkaktuar shtyrjen e premierës për një kohë më të përshtatshme.
Siç kemi parë edhe në episodin “Spectre”, fuoristradat që do të përdoren në këtë film do të jenë sërish nga marka angleze Land Rover, me protagonist modelin legjendar Defender, i rinovuar rrënjësisht në strukturë, design dhe teknologji (kliko këtu për detajet e modelit të ri Land Rover Defender).
Akrobacitë që do të ekzekutojë modeli i ri në këtë film janë të shumta në terrene të vështira duke kërcuer vazhdimisht në baltë, kodra të pashtruara, ndjekje në zall të lumit duke shkuar deri tek kërcimi nga një urë.
Këto sekuenca janë xhiruar edhe falë mjeshtërisë së stafit stunt koordinuar nga mjeshtëra si Lee Morrison, koordinator stunt dhe fituesi i çmimit Oscar për efekte speciale dhe supervisor i sekuencave action, Chris Corbould.
Në pritje të filmit të ri në sallat e kinemave, kjo ide na duket një gjetje kreative, pavarësisht se ndoshta e kushtueshme. Për fat të keq do të duhet të presim edhe ca, pasi shfaqja e premierës është shtyrë pa afat.
Kliko këtu për videon e Land Rover Defender: