na ndiq ne

Car of the Year 2020

02/03/2020

Peugeot 208 është makina e vitit 2020

Peugeot 208 është “Makina e Vitit 2020“. Francezja e vogël (ose më mirë e madhe) triumfoi ndër 30 modelet konkurruese nga e gjithë bota. 281 pikë ishte totali i grumbulluar i 208, kundrejt 242 pikëve të vendit të dytë, ku gjejmë amerikanen elektrike Tesla Model 3 dhe gjermanes elektrike Porsche Taycan, me 222 pikë.

Juria që vendos për çmimin prestigjioz “Car of the Year” përbëhet nga 60 gazetarë të cilët kanë votuar gjatë një ceremonie me dyer të mbyllura. Tashmë, çdo gjë zhvillohet me dyer të mbyllura dhe për fat të keq, ky ishte edhe risku i Autosallonit të Gjenevës, i cili për shkak të coronavirus u detyrua të mbyllte dyert për publikun.

Peugeot bëhet kështu një nga markat me më shumë çmime të akumuluara ndër vite, saktësisht gjashtë të tilla. Çmimet e tjera kanë qenë 504 në 1969, 405 në 1988, 307 në 2002, 308 në 2014 dhe 3008 në 2017.

Pavarësisht sasisë së madhe të modeleve pjesëmarrëse, saktësisht katër, gjigandi japonez Toyota nuk arriti të fitonte një çmim.Gjithsesi, ndër kandidatët finalë Toyota Corolla zuri vendin e gjashtë me 152 pikë.

Finalistët në “Car of the Year 2020” ishin:

Peugeot 208 281 pikë
Tesla Model 3 242 pikë
3° Porsche Taycan 222 pikë
Renault Clio 211 pikë
Ford Puma 209 pikë
6° Toyota Corolla 152 pikë
BMW Seria 1 133 pikë

Pjesëmarrësit në konkursin “Car of the Year 2020” ishin këto marka me modelet përkatëse:

  1. Audi E-tron
  2. BMW 1 Series
  3. BMW Z4
  4. BMW X6
  5. BMW X7
  6. DS 3 Crossback
  7. Ford Puma
  8. Kia e-Soul
  9. Mazda 3
  10. Mazda CX-30
  11. Mercedes-Benz CLA
  12. Mercedes-Benz EQC
  13. Nissan Juke
  14. Opel Corsa
  15. Peugeot 208
  16. Porsche 911
  17. Porsche Taycan
  18. Range Rover Evoque
  19. Renault Captur
  20. Renault Clio
  21. Renault Zoe
  22. Škoda Kamiq
  23. Škoda Scala
  24. Subaru Forester
  25. Tesla Model 3
  26. Toyota Camry
  27. Toyota Corolla
  28. Toyota RAV4
  29. Toyota GR Supra
  30. Volkswagen T-Cross