BMW X7 Pick-up???
Modelet Pick-up të makinave, shumë pak të përdorura në Shqipëri dhe në Europë, janë shpesh zgjedhja kryesore në kontinente të tjera, aq shumë sa një model si Ford F150 (kliko këtu për Ford F150) të jetë në vend të dytë në klasifikimin e modeleve më të shitura në botë (kliko këtu për 100 makinat më të shitura në botë).
Mund edhe të thuhet që ka një tendencë për të gjallëruar këtë segment edhe në Europë, aq sa edhe një prodhues premium si Mercedes Benz ka prezantuar së fundmi një model Pick-up të quajtur X Class (kliko këtu për Mercedes X Class).
Siç ndodh shpesh në konkurrencën e pashterrshme midis “gjermanëve” duke se BMW po tenton një model pick-up si kundërpërgjigje. Imazhet që vijnë janë të një prototipi të derivuar nga Suv-i më i madh bavarez, ultraluksoz, që mban siglën X7 (kliko këtu për BMW X7).
Si është BMW X7 Pick-up? Modeli bazohet në versionin me gjashtë cilindra xDrive40i. Ky model ka shërbyer si prototip testimesh dhe para se të “ekzekutohej” për scrap, duket se i ka dhënë jetë një modeli të ri. Ekzemplari i ri ofron një hapësirë për ngarkesa jashtë kabinës që varion nga 140 – 200cm gjatësi. Kjo e fundit arrihet me “derën” e pasme të hapur, e cila krijon një plan horizontal perfekt.
Veshjet dhe asemblimi janë mundësuar duke përdorur matetiale druri dhe elementë nga printimi 3D duke ofruar kështu një njësi që peshon 200 kg më pak se versioni normal me shtatë vende. Kjo lejon kështu edhe ngarkesën e një motori BMW F 850 GS si ai në foto! Ok, klientela e modeleve pick-up është shpesh shumë kërkuese dhe e apasionuar pas sporteve, por a e justifikon kjo prodhimin e një modeli të tillë? Jo, aspak, nëse konsiderojmë kontinentin e vjetër, por nëse shohim tregun amerikan, ndoshta BMW nuk e ka edhe aq gabim. Me fjalë të tjera, ka ardhur koha që Cadillac apo Lincoln të kenë edhe një konkurrencë europiane. A e ka ndërmend vërtet BMW të vijojë me prodhimin e këtij modeli pick-up? Kjo nuk është vendosur ende, por gjithsesi në Europë nuk do të ishte një best seller me siguri.