na ndiq ne

Kia XCeed ose leksione design-i nga Korea

28/06/2019

Prodhuesi korean ka disa kohë që është në vëmendjen e publikut dhe të konkurrencës për disa aspekte, por një ndër të gjithë për nga rëndësia është ai i design-it. Disa nga modelet e fundit të KIA-s kanë qenë vërtet interesantë, aq sa të kapërcejnë edhe paragjykimin e prejardhjes.

Një nga këto modele që ne e kemi trajtuar më parë është modeli Ceed që ka ditur të gjenerojë versione origjinale mbi bazën e të njëjtës shasi. Modeli ProCeed (lexo këtu prezantimin e Kia Proceed) që ka marë një konsensius të gjerë ne publik dhe konkurse, duket se e ka frymëzuar prodhuesin të prezantojë edhe një version të preferuar shumë së fundmi.

Quhet XCeed dhe vjen në formën e një SUV-i ose më mirë të themi Crossover, që do të bezdisë shumë konkurrentë në këtë segment. Ende duhet ta zbulojmë këtë model, por duke gjykuar nga imazhet e para, mund të themi që shumë prej nesh presim me padurim ta shohin këtë model edhe në Shqipëri.

Prodhuesi korean ka për qëllim të ofrojë avantazhet e një Suv-i që do të thotë guidë e lartë nga toka, kontroll më i mirë i fushëpamjes, etj.  por të plotësuar me design cilësor dhe kënaqësi në ngarje.

Jo për gjë, por design i Kia-s qendrën e ka prej kohësh në Frankfurt dhe themi se tendenca europiane duket qartë tashmë.

XCeed është e gjatë 4.39 metra. Lartësia nga toka është një rrugë e mesme midis modeleve Ceed dhe Sportage me plot 18.5cm që na duket një rezultat shumë i mirë për një automjet të tillë.

Si ju duket? Ok, një konkurrencë me prodhuesit premium do të ishte e vështirë, sepse klientela premium tenton të jetë më besnike ndaj markës, por edhe çmimi premium është disa herë më i lartë. Sidoqoftë, shumë prodhues të tjerë, edhe europianë duhet të shqetësohen seriozisht tashmë …