na ndiq ne

BMW kundër Mercedes-it

27/05/2019

Dy markat gjermane të mirënjohura edhe për publikun shqiptar, Mercedes Benz dhe BMW kanë qenë rivale të përjeshtshme dhe kjo gjë ka qenë ndonjëherë edhe objekt komunikimi në fushatat e ndryshme të marketingut. 

Në këtë drejtim BMW ka qenë më “agresive” edhe ndaj Audi-t ndonjëherë, duke dhuruar një marketing të niveleve të larta dhe një kreativitet unik.

Në këtë rast, duke shfrytëzuar largimin e numrit 1 të Mercedes-it, Dieter Zetsche, në rastin e daljes në pension, BMW ka hedhur online një video me një mesazh që u bë viral në pak orë.

(Ish) numri një i Mercedes-it filmohet në ditën e tij të fundit të punës ndërsa ndahet me kolegët e tij dhe dorëzon edhe badge-n e tij.

Një Mercedes S Class e shoqëron në shtëpi ku pasi Dieter zbret nga makina përshëndet me dorë makinën që largohet.

Pasi largohet makina Dieter hap derën e garazhit të tij dhe në ekran duket teksti “Më në fund i lirë”. Dieter Zetsche futet në garazh dhe del pas disa sekondash duke ngarë një BMW i8 Roadster (cabrio).

Në mbyllje BMW falenderon Dieter Zetsche për shumë vjet konkurrencë frymëzuese.

Kliko për videon unike nga BMW: https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=9rx7-ec0p0A

 

Ndoshta mund të jetë me vend këtu të kujtojmë edhe një spot tjetër disa vite më parë, ku ishte Mercedes-i ai që sulmonte BMW-në:  duke e falenderuar për konkurrencën, sepse 30 vitet e para pa konkurrencë ishin shumë të mërzitshme

Kliko këtu për videon: https://www.youtube.com/watch?v=Ey9uYX0hSwE