na ndiq ne

Jaguar XE

29/03/2019

Jaguar XE është një sedan ambicioz në prodhim që prej vitit 2015. Propozimi anglez në segmentin D fillon për herë të parë në vitin 2001 me modelin X-Type, i cili përkon me periudhën që Jaguar ishte ende në pronësi të amerikanes Ford.

Që atëherë ka kaluar mjaft kohë dhe XE kërkon të zërë një vend të rëndësishëm në segmentin premium, pavarësisht se treshja gjermane në këtë segment ka rrënjë të vjetra.

Para pak kohësh, XE i është nënshtuar një procesi rinovimi të pjesshëm, një facelift siç quhet ndryshe, më se normal në gjysëm të ciklit të jetës, por që sjell risi të rëndësishme për të gjithë klientët e markës.

Së pari, rifreskimi nga ana e design-it të jashtëm e bën XE edhe më sportiv duke rinovuar “fytyrën” e makinës. Konkretisht janë ridesign-uar fenerët dhe parakolpi. Fenerët e rinj janë “full led” dhe sjellin risinë teknologjike Auto High Beam Assist që përshtatet automatikisht me kushtet e trafikut duke mos verbuar makinat që vijnë përballë. ndriçimin në bazë t integ Nel frontale troviamo in particolare i nuovi fari full Pamja sportive, pjesë e ADN-së Jaguar, theksohet në versionet R-Dynamics me elementë si modelet e reja të disqeve të aluminit, gojëza ajri të evidentuara, etj.

Nga brenda gjejmë disa risi ku e para që bie në sy, si në modele të tjera të familjes Jaguar Land Rover, është sistemi infotainment Touch Pro Duo. Sistemi i ri parashikon dopio display, ky kryesori gjendet në qendër të kruskotit dhe përfshin radion, muzikën, navigatorin, etj. ndërsa ekrani i poshtëm ka funksionet e gradimit të guidës, klimatizatorit, etj.

Kambio automatike është tani Sportshift dhe së bashku me JaguarDrive Control janë të “huazuara” nga modeli sportiv F-Type.

Programi i guidës Dynamic është i pranishëm në të gjitha versionet dhe mundëson gradimin e gazit, kambios dhe timonit për të patur një makinë sipas shijes personale të gjithkujt.

Motorët janë gjithashtu të rinovuar me njësitë e reja me katër cilindra “Ingenium”. Njësitë e benzinës janë P250 dhe P300 me fuqitë respektive 250 dhe 300 kuaj ndërsa me naftë gjejmë njësinë D180 me 180 kuaj fuqi.

Për të gjitha versionet kambio është automatike me tetë marsha dhe parashikon mundësinë e përzgjedhjes së tërheqjes në aksin e përparmë, të pasëm apo integrale 4×4. Ky detaj na duket një xhevahir i vërtetë që nuk e ka asnjë konkurrente tjetër (gjermane) dhe që mundëson një eksperiencë guide të re çdo ditë.

Nëse përmendim këtu që versioni P300 përshpejton nga 0-100km/h për vetëm 5.7 sekonda, kjo është një shkelje syri për të gjithë personat kërkues të një sedani emocionues, ndërsa për ata që janë të kujdesshëm ndaj portofolit, XE me naftë konsumon vetëm 4.9 litra/100km.

Me fjalë të tjera, çdokush mund të zgjedhë Jaguar-in që i përshtatet më mirë 😉