na ndiq ne

Volvo 360c

19/02/2019

 

 Të ngasësh makinën është një aktivitet i përditshëm që është bërë tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë. Për disa nga ne kjo gjë është ende kënaqësi, por për shumicën, kjo pjesë e ditës është vetëm burim stressi dhe kohe të humbur në trafiku. Nisur nga kjo, disa prodhues makinash kanë paraqitur ide të ndryshme alternative mbi zhvillimin e mundshëm të mobilitetit. Le të shohim se çfarë projekti interesant na paraqet Volvo.

Modeli (ende në fazën “concept”) quhet Volvo 360c dhe është një vetvete një opsion unik udhëtimi.

Si funksionon? Shumë e thjeshtë, teorikisht, Volvo 360c është 100% autonome. Hipën në bord, i komunikon destinacionin me zë dhe pastaj mund të vazhdosh aktivitetin normal njësoj si në shtëpi ose në zyrë.

Hapësira e brendshme është modulare, që nënkupton mundësi transformimi pa fund. Në bord mund të rehatoheni ulur, mbështetur si në divanpër të lexuar apo të merrni një sy gjumë njësoj si në shtëpi. Niveli i komoditetit është prej klasit të parë të një avioni privat.

Guida autonome këtu është e nivelit 5, që nënkupton pavarësi të plotë të makinës dhe në këtë rast 360c nuk ka fare komanda. Designer-at në këtë pikë kanë një liri të plotë konceptimi të hapësirës së brendshme. Këtu ndihmon shumë edhe motorizimi elektrik, ku bateria është e zhvilluar në pjesën e poshtme të shasisë, duke lënë kështu një hapësirë pa precedent në dispozicion të pasagjerëve.

Në këtë rast Volvo ofron plot katër konfigurime, duke mundësuar kështu të punoni, të zbaviteni, të flini dhe të ushqeheni në të. Çfarë mund të kërkohet më shumë nga një makinë?

Sipas llogarive dhe statistikave të studiuara nga Volvo, 740 milionë pasagjerë në vitin e fundit kanë marrë avionin për të bërë fluturime distancash rreth 300 – 400 kilometra. Nëse llogarisim kohën e nevojshme për të parkuar, kaluar kontrollet dhe kohën e fluturimit dhe të njëjtën gjë në zbritje, atëherë 360c rezulton të marrë të njëjtën kohë, por në një komoditet shumë herë më të lartë. Nëse shtojmë këtu edhe konsumin minimal të karikimit të një baterie atëherë mendojmë se Volvo i ka bërë shumë mirë llogaritë e saj. Gati për nisje? Lidhni rripin e sigurimit dhe jepni komandën. Pjesën tjetër e bën 360c …