na ndiq ne

Honda Urban EV

15/02/2019

Prodhuesi japonez vazhdon të ketë në fokus sektorin automobilistik me projekte interesante qëi shkelin syrin të ardhmes, edhe pse jo shumë të largët.

Prezantimi i modelit Honda Urban EV, që së pari do të debutojë në Gjenevë, shoqërohet me informacionin që modeli do të jetë gati brenda fundit të 2019. Kohë shumë e shkurtër që dëshmon për ecurinë e një projekti të prezantuar në fakt në 2017 për herë të parë.

Modeli i ri do të jetë kompakt në përmasa, siç logjikisht emri “urban” (=qytetar) lë të mendojmë. Edhe pse është një prototip, format e tij janë të frymëzuara nga një model i të kaluarës, saktësisht Honda N600, e vitit 1967, e cila ka qenë një sukses për prodhuesin japonez, me një pamje midis një Mini Cooper të gjeneratës së vjetër dhe një Fiat-i 126.

Ndërkohë, nga ana teknologjike, ky model shpalos planet ambicioze të prodhuesit ngaTokyo: brenda vitit 2025, dy në tre makina të shitura do të jenë elektrike.

Modeli i ri duket mjaft origjinal edhe nga brenda, paçka se pak minimalist. Kruskoti është i dominuar nga një ekran i madh që përfshin çdo informacion dhe komandë të makinës. Epo, duhet të jetë teknologjike për të qenë elektrike, apo jo?? Juve si ju duket??