Volvo V40 mund të bëhet Crossover
Volvo V40, modeli i suksesshëm hatchback i prodhuesit suedez, mund të mos ketë më një pasardhës. Është ky orientimi i ri i Volvos, që si shumë prodhues të tjerë, po përpiqet të deshifrojë sa më mirë shijet e publikut.
Me gjithë keqadhjen e më nostalgjikëve, tregu dominohet çdo ditë e më shumë tashmë nga makina të larta, shpeshherë madje edhe pa tërheqje 4×4.
Volvo ka prezantuar disa kohë më parë dy versione të mundshme në segmentin C, ku deri tani ka parë dritën modeli Suv XC40 (lexo këtukëtu provën tonë), me sukses përtej pritshmërive.
Modeli tjetër i prezantuar në të njëjtën kohë nga Volvo, është një crossover, i pagëzuar 40.2 dhe mund të jetë versioni i mundshëm që do të zëvendësojë kompakten aktuale V40. Pikërisht me këtë model mund të debutojë edhe modeli 100%elektrik, i cili me disa info paraprake, mund të ketë një autonomi përtej 300km.
Ky model, nëse do të konfirmohet, do të jetë pjesë e armatës që Volvo ka përgatitur për të realizuar objektivin e 800.000 njësive të shitura brenda 2020. Kjo shifër nuk do të ishte e vogël për prodhuesin suedez që ka kaluar disa vite të trazuara një dekadë më parë, por rritja e vitit të fundit, mbi 12.5% dhe gati 650.000 njësi të shitura vitin e kaluar, pohojnë se objektivi i ri është i mundshëm.