Skoda Kodiaq GT
Skoda Kodiaq është një model tashmë i njohur edhe për publikun shqiptar. Me përmasa të mëdha dhe mjaft hapësirë, ky Suv i grupit Volkswagen ka arritur të fitojë kuota të rëndësishme në treg.
Në një moment të përshtatshëm për diçka të re dhe sidomos kundrejt një tregu interesant si ai kinez, Skoda prezanton modelin Kodiaq GT, ose një version Coupe’ për një klientelë më kërkuese ndaj aparencës.
Siç ndoshta i ka hije një modeli të tillë, Kodiaq GT është më kompakte në përmasa me një design të ri në pjesën e pasme. 7 cm më e shkurtër se modeli normal, versioni Coupè pasurohet me detaje të reja si fenerët Led të rinovuar dhe emrin Skoda të shkruar me gërma inoksi në pjesën e pasme, që këtu e në vijim do të zëvendësoje logon me formë të rrumbullakët të prodhuesit çek.
Megjithëse një makinë e tillë do të ishte interesante për rrugët tona, për momentin lajmi i keq është që kjo makinë do të jetë e destinuar vetëm për tregun kinez, të paktën në fillim.
Motori i lançimit do të jetë njësia 2.0 TSI me benzinë. Fuqia do të jetë 186 kuaj për versionin bazë, i cili do të jetë me kambio manuale me gjashtë marsha.
Versioni tjetër parashikon 220 kuaj fuqi dhe kambio automatike DSG me shtatë marsha. Tërheqja në këtë rast do të jetë 4×4, për të përballuar edhe terrene të vështira. Tekologjia do të ketëçdo gjë që prodhuesi çek disponon sot si cruise control aktiv me funksionin Stop& go, infotainment me teknologji “apple car play” dhe “android auto” e shumë funksione të tjera.