na ndiq ne

Jeep Gladiator

21/11/2018

Modelet Pick-up, të konsideruar ai makina pune në Europë dhe si të tillë të përshtatshëm për t’u përdorur në kushte gjoli dhe llaçi, diku tjetër, përtej oqeaneve, janë ndër më të shiturit, me përdorim 360° për këdo që nuk ka shumë tangarllëk në zgjedhjen e makinës, por do një makinë që t’i shërbejë në mënyrën më të mirë.


Pavarësisht kësaj, disa modele që ne kemi parë së fundmi, si Ford F150 Raptor (kliko këtu për artikullin) apo Ram 1500 nga Dodge (kliko këtu për artikullin) fillojnë të jenë jo vetëm të bukur, por edhe komodë dhe me tekologji bashkëkohore, për të mos lënë gjë mangut përdoruesve.


Nisur nga kjo shpjegohet edhe interesi në rritje i prodhuesve për këtë segment. Një markë amerikane mungonte në listën e prodhuesve të pick-up-ëve. BAzuar në një platformë të lavdishme si ajo e modelit Wrangler (lexo këtu për Jeep Wrangler) marka amerikane ka vendosur të ndërtojë një model të ri që e ka pagëzuar Gladiator.


Më parë në fakt Jeep ka patur modelin Comanche, ndërtuar mbi bazën e modelit Cherokee, por jo më në prodhim që prej 1992.

Jeep Gladiator do të prezantohet në sallonin e Los Angeles-it. Duke qenë se nuk ka ende asnjë gjë zyrtare, modeli i ri mund të quhet edhe “Scrambler”, por kjo nuk e ndryshon esencën e modelit.


Modeli i ri do të jetë me kabinë të mbyllur ndërsa pjesa e pasme do të ketë mbulesë cope.
Motorët do të jenë njësi të fuqishme për të përballuar peshën e makinës dhe të ngarkesës me “zhdërvjellësi atletike”. Kambio në këtë rast do të jetë manuale me gjashtë marsha ose automatike me tetë marsha. Në vitin 2020, do të vijë edhe motori me naftë, 3.000 kubikë, V6 me 241 kuaj, i cili pajis tani modelin Grand Cherokee.
Gladiator-i mund të tërheqë deri në 3.5 tonë përveç kapacitetit të ngarkesës që shkon pak më shumë se 7 kuintalë.


Sipas nevojës, tërheqja mund të jetë në aksin e pasëm ose në të dy akset, dhe do të ketë edhe “marshat e shkurtër” që shërben për të ecur në terrene të vështira, ku fuqia e motorit konvertohet në shpejtësi minimale por në tërheqje maksimale. Si edhe në modelin Wrangler, do të jetë e disponueshme edhe bllokimi elektronik i diferencialëve Tru-lok, për të ruajtur fuqinë indipendente në çdo rrotë, gjë që mundëson transmetimin e fuqisë edhe një rrote të vetme, nëse rrotat e tjera humbasin aderencën me terrenin, në rastin e një maloreje apo disheze në gjol psh, ku shpesh shumica e rrotave xhirojnë bosh.
Së shpejti do të vijmë me info të plota përfshirë çmimin, pavarësisht se e dimë që ky model nuk është më i përshtatshmi i prodhuesit amerikan, për rrugët e tona.