na ndiq ne

Mazda MX-5 RF

12/10/2018

 

“Spider” (ose “spyder”) është një term anglez që në vetvete nënkupton një makinë me dy vende, me kabinë të hapur (cabriolet) dhe me karakter sportiv. Bazuar në një recetë kaq të thjeshtë, Mazda ndërtuar një histori suksesi të quajtur MX-5. Në thuajse 30 vjet, modeli ka shitur gati 1 milionë njësi. 
Modeli aktual është prezantuar në vitin 2014, por në vitin e ardhshëm do të ketë disa rinovime të rëndësishme, kryesisht teknologjike.
Së pari, në Mazda kanë merak të informojnë se modelet e reja do të respektojnë normativën Euro 6d-Temp, e cila do të jetë e detyrueshme për çdo model të ri që do të rregjistrohet vitin që vjen në shumë ende europiane. Duke qenë kjo makinë në Spider, dikush tjetër do të fillonte të fliste për motorin apo për ndonjë risi estetike.


Nga ana estetike edhe pse e përmbajtur në përmasa, vetëm 3.92 m, Mazda MX-5 ruan një identitet të fortë dhe një karakter sportiv. Kjo është e thesuar nga turiri i gjatë, bishti i shkurtër dhe opsional, një tavan i realizuarnë material të ngurtë, për të zëvendësuar tavanin prej “cohe”. Tavani i ngurtë, kur është e mbyllur e bën të dket si një makinë tjetër, që nuk ka lidhje me versionin e hapur. Për t’u hapur, tavani i ngurtë paloset në bagazh për vetëm 13 sekonda. Kjo gjë mund të bëhet edhe në ecje në shpejtësi deri në 10 km/h.


Nga brenda ruan thuajse të pandryshuar kruskotin e mëparshëm. Timoni tani është i gradueshëm edhe në thellësi. Kuadri është një miks midis treguesve me shigjetë dhe elementëve dixhitalë që kanë funksionin e kompjuterit të bordit. Në qendër të kruskotit gjendet një ekran Led me teknologjinë Apple CarPlay dhe Android Auto që komandohet me butonë fizikë.
Motorët janë me benzinë, 1.500 dhe 2.000 kubikë. Motori i vogël zhvillon 132 kuaj fuqi ndërsa versioni imadh zhvillon 184 kuaj fuqi. Mund të mos duken shumë, por në një shasi të kehtë dhe të vogël si kjo, të dy motorët garantojnë një ecje “gazmore” dhe sportive, në rastin e motorit 2.0.


Akoma më shumë në këtë drejtim mund të habisin edhe konsumet: versioni 2.0 konsumon më pak se 7 litra/100km, sipas deklarimit të prodhuesit Japonez.
Nëse deri këtu Mazda MX-5 nuk ju ka bindur për të përqafuar një spider, atëherë konsideroni edhe çmimin. Çmimi zyrtar ende duhet të bëhet i ditur për Shqipërinë, por ne presim të fillojë rreth 25.000eur.

 

Kliko këtu për BMW Z4 të re: