na ndiq ne

Skoda Vision RS: thjesht e bukur

03/10/2018


Skoda ka disa kohë që propozon modele interesante, që me sa duket do t’i lënë shpejt vendin një gjenerate të re. Në një artikull të mëparshëm, ne kemi prezantuar prototipin Vision RX (kliko këtu për artikullin), një Crossover modern dhe esencial në të njëjtën kohë, por mbi të gjitha inteligjent.

Një hap i ri brenda kësaj perspektive duket se do të jetë edhe pasardhësja e modelit aktual Skoda Rapid, një propozim interesant për segmentin.

Modeli i ri Skoda Vision RS do të jetë një propozim interesant në përmasat e një hatchback-u me pesë dyer që do të ketë në shënjestër modele si Peugeot 308, Ford Focus, apo Renault Megane. Përmasat duket se janë në linjë me konkurrencën: 436 cm gjatësi dhe një distancë 181 cm midis dy akseve premtojnë hapësirë të mjaftueshme për klientët e këtij segmenti.


Një miks i pazakontë vjen nga koncepti i katër vendeve nga brenda, pra një lloj kënvështrimi sportiv, ndërkohë që bagazhi me vëllim 430 litra është më se i përshtatshëm edhe për një përdorim familjar. Mos nënkupton kjo që familjet e reja janë “sportive”?
Duke e parë me kujdes, Skoda Vision RS paraqet një design me linja të theksuara që i përshtaten mirë modeleve RS, që për ata që nuk e dinë, përfaqësojnë versionet sportive të prodhuesit çek, tashmë “Made in Germany”.


E ndërgjegjshme për periudhën në të cilën lind, Skoda Vision RS nuk harron të jetë ekologjike, edhe pse me shpirt të “gjelbër”.
Me fjalë të tjera Vision RS do të jetë hibride. Njësia motorik me benzinë do të jetë motori 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi, i cili kombinohet me një motor elektrik me 102 kuaj fuqi. Së bashku pra kemi më shumë se 250 kuaj fuqi, që për këtë karroceri janë një shifër e rëndësishme. Në fakt nga 0-100 arrihen për vetëm 7.1 sekonda, por interesant këtu është fakti që kemi deri në 70 kilometra autonomi elektrike, me zero konsum karburanti dhe zero dioksid karboni ndotje.


Skoda thotë se Vision RS është edhe më e gjelbër se kaq: shumë materiale të përdorur për të krijuar pjesët brenda janë 100% të riciklueshëm.
Tekonlogjia do të jetë gjithashtu e avancuar. Një detaj? Do të ketë asistentin vokal Amazon Alexa, të cilit mund t’i kërkohet informacion mbi karburantin e mbetur.