Opel GT X Eksperimental
Opel Experimental GT X është një model që kemi trajtuar edhe më parë (kliko këtu për artikullin) por që me sa duket, edhe pse një pjesë e së ardhmes, Opel po e afron duke e bërë më konkrete.
Modeli është një Crossover jo shumë i madh, 406 cm i gjatë, vepër e Mark Adams, kreu i stilit dhe design-it për markën gjermane, i cili me këtë model do të prezantojë edhe frymën që do të kenë të gjithë Opel-ët e të ardhmes. Kjo përkthehet në një rritje të versioneve elektrike, që do të jenë të mundshëm për çdo model Opel. Pika tjetër që GT X Experimental paraqet është rritja e modeleve SUV, që për Opel-in do të përfaqësojnë të paktën 40% brenda 2021.
Vizor Opel është një detaj i rëndësishëm i paraqitjes së modeleve të ardhshme Opel që konsiston në maskerinon futuristike realizuar në pleksiglas. Këtu mbrapa “fshihen” edhe të gjithë sensorët dhe telekamerat që janë pjesë e pandashme e teknologjisë së automatizuar çdo ditë më shumë.
Brenda gjejmë “Pure Panel” që bashkon sistemet dhe “fsheh” aljet e ajrit të kondicionerit. IDeja është një lloj thjeshtimi i elementëve që ngarkojnë pamjen, duke e bërë çdo Opel nga brenda një ambjent miqësor dhe relaksues.
La Opel GT X Experimental bazohet në një motor elektrik me bateri 50 kW që bazohet në risinë e karikimit pa fije.
Lexo provën tonë të Opel Astra Sport Tourer: