Alfa Romeo GTV së shpejti?
Sipas disa komunikimeve të hershme të Grupit FCA, prodhimi i një modeli me dy dyer që i shkel syrin klientelës sportive është tashmë i konfirmuar. Ky model ka qënë edhe pjesë e planit të fundit pesëvjeçar të Sergio Marchionne-s, CEO-s italo-kanadez që u nda nga jeta pak javë më parë.
Sigla e modelit të ri që planifikohet të lançohet në 2021 do të jetë GTV, e prodhuar më parë në periudhën 1993 – 2006. Alfa Romeo GTV do të prodhohet mbi platformën “Giorgio” në të cilën janë ndërtuar aktualisht edhe modelet Stelvio dhe Giulia. Projekti parashikon edhe një version cabrio.
Telaio e GTV-së do të bazohet në alfën 8C të ndërtuar në fibër karboni. Objektivi i këtij modeli është të ofrojnë një rivale të denjë “made in Italy” të BMW-së Seria 4 apo të Audi-t A5.
Motorët do të bazohen në njësinë aktuale 2.9 V6 me benzinë. Sipas zërave jozyrtarë, kjo njësi do të ofrojë 460 kuaj fuqi që së bashku me një ndihmë “elektrike” do të arrijë deri në 600 kauj fuqi.
Nëse në përdorim me vetëm motorin elektrik, GTV mund të përshkojë deri në 50 km. Kjo makinë do të ketë tërheqjen në aksin e pasëm ose integrale 4×4.
Ndërkohë ju lëmë në imazhet jozyrtare që Alfa GTV pritet të ketë. E paevitueshme ngjashmëria me modelin Giulia, gjë që shpjegon edhe se pse një ide fillestare ishte që ky model të quhej thjesht Giulia Coupé.
Kliko këtu për info mbi modelin Alfa Romeo Stelvio Sport Edition: