na ndiq ne

DS3 Crossback: “rrjedhin fotot e para”

21/07/2018

Pavarësisht se duhet të mbaheshin ende sekret ka disa kohë që imazhet e modelit të ri ende në kolaudim DS3 Crossback qarkullojnë në web. Nëse zbulojnë formën përfundimtare apo jo, ende nuk e dimë të sigurtë, por lancimi i këtij modeli është afër dhe planifikohet për në tetor të 2018.
Marka DS po punon prej kohësh për versionin kompakt crossover-it të vogël DS3 Crossback. Ky model është pjesë integrale e strategjisë së markës franceze që synon të prodhojë një makinë të re çdo vit deri në 2025. E para e këtij cikli ka qenë Suv-i DS7 Crossback (kliko këtu për artikullin).


Modeli DS3 Crossback do të jetë një propozim ambicioz i prodhuesit francez që synon të propozojë një rivale të Audi-t Q2. DS3 Crossback pritet të debutojë në Sallonin e Parisit në 2018 dhe do të jetë disponibël në shitje në fillim të 2019. Pas disa fotove të versionit të kamufluar, në rrugë për kolaudime, tani disa vizatime që sipas zërave që qarkullojnë paraprijnë formën përfundimtare që do të ketë makina. Informacionet e “rrjedhura” dyshohet të shumë pranë të vërtetës pasi vijnë nga zyra e patentave.


Nëse format që shohim nëpër foto do të konfirmohen, stili i DS3 Crossback është i frymëzuar nga “vëllai” i madh DS7 Crossback, vecanërisht në pjesën e përparme të maskerinos dhe në fenerët e pasëm led, elementë me të cilët marka DS tenton të afirmojë veten e saj si markë e kujdesshme ndaj elegancës dhe luksit. Jo më kot, duke qenë se DS ka në vetvete ADN e Citroën, gjithmonë një ikonë design-i dhe origjinaliteti.
Por vlen të theksohet që përvec ngjashmërive ka edhe ndryshime. Fenerët e përparmë janë më të rrumbullakët dhe me forma më pak gjeometrike krahasuar me DS7 Crossback. Xhamat e dyerve kanë formë karakteristike me një valëzim të ngjashëm me atë që kemi parë tek modeli DS3. Pjesët anësore të tavanit mund të porositen me kontraste që ndryshojnë nga boja e karrocerisë.


DS3 pritet të jetë rreth 420 cm. Ky Crossover i vogël do të përdorë platformën Compact Modular Platform (CMP) të grupit PSA. Kjo platformë është projektuar që të kombinohet me elementët e ndryshëm që përdoren edhe për versionet elektrike, duke lënë të qarta planet e prodhuesit francez. Gjithnjë sipas informacioneve në qarkullim, DS3 Crossback do të vijë edhe në variantin elektrik me zero ndotje. Pjesa më e madhe e prodhimit do të jetë ë përqendruar tek motorët me benzinë me 3 cilindra 1.200 kubikë dhe tek motorët me naftë me katër cilindra 1.500 kubikë.