na ndiq ne

Porsche Cayenne Coupé?

20/07/2018

Porsche Cayenne ka qenë që në fillim një premtim sportiv në një segment të ri, siç ishte ai SUV përpara rreth 15 vjetësh. Në atë kohë SUV-i gjerman ishte jashtë pritshmërive me performancat ekstreme dhe ishte i pari që theu këtë tabú. Pavarësisht kësaj, koha kalon dhe konkurrentë të tjerë kanë propozuar jo vetëm modele performante por edhe forma të përpunuara për ta bërë segmentin SUV më të pasur dhe më të plotë. Emra si BMW X6 apo Mercedes GLE Coupé ofrojnë sot linja prej Coupé-je në nivelin 4×4. Kështu, edhe një pionieri si Porsche Cayenne i duhet ndoshta të rikonfirmojë identitetin e tij.

Vitin që vjen, prodhuesi gjerman do të propozojë një version Coupé të SUV-it Cayenne. Ky vit nuk duket shumë i rastësishëm, duke qenë se edhe konkurrentët X6 dhe GLE Coupé pritet të prezantohen në 2019.

Në vlerësimin tonë, nevoja e një SUV-i Coupé nga Porsche nuk ekzistonte, pikërisht sepse ky është SUV-i Coupé që shpiku këtë minisegment, por mqs ata vendosën kështu, le të shpresojmë në një rezultat të bukur estetikisht.

Sipas disa “zërave” Cayenne Coupé do të ketë motorë me 6 dhe me 8 cilindra në versionin me benzinë ashtu edhe në versionin hibrid.

Konfirmime për dedign-in e modelit të ri vijnë nga disa imazhe të fotografuara në rrugë të një ekzemplari në fazë zhvillimi, nga i cili arrijmë të kuptojmë formën e përgjithshmë të makinës edhe pse është e maskuar mjaft mirë. Në ndryshim me motrën Cayenne, varianti  Coupé do të ketë një karroceri më të zhdërvjellët tek zona e pasme ku xhami do të jetë më shumë i përkulur dhe pjesa e tavanit do të duket për pasojë më e thepisur, ndërsa përmasat e makinës duhet të jenë të ngjashme duke qenë se bazohet në të njëjtën shasi.

Porsche Cayenne Coupé do të huazojë nga modeli Cayenne pothuajse të gjithë elementët teknikë dhe mekanikë, që nga pjesa e kabinës e deri tek pjesët në brendësi.

Motorët fillimisht do të jenë disponibëI me benzinë V6 2.9 me 441 Kf dhe V8 4.0 da 549 Kf, por nuk do të mungojë versioni me motor hibrid i cili kombinon motorin V6 3.0 me një motor elektrik, duke arritur në një fuqi totale prej 462 kuaj.

Vlen të përmendim këtu braktisjen zyrtare të motorëve me naftë, në linjë me standardet e kohës dhe me vështirësitë reale për t’iu përgjigjur normativave antindotje Euro6 D-Temp.