na ndiq ne

Land Rover Discovery

15/06/2018

Discovery është një anëtar i rëndësishëm i gamës Land Rover me një histori të gjatë që ka bazuar forcën e tij tek rezistenca dhe aftësitë për të përballuar terrene të vështira. Kjo nuk do të thotë që Discovery-t i mungon finesa dhe stili tipik anglez i dëshirueshëm ndër të gjithë të apasionuarve dhe sidomos shpirti i aventurës.

Sipas Land Rover, hapësira në bord është një nga pikat e forta të këtij modeli ku bagazhi, me sediljet e palosura, arrin kapacitetin e ngarkesës është deri në 2.500 litra.

Nga brenda çdo detaj është në stil të plotë Land Rover me gjithë teknologjinë bashkëkohore. Pjesën kryesore këtu e luan sistemi tashmë i njohur Touch Pro.

Si në sistemet e tjera Range Rover (kliko për artikullin), Range Rover Velar (kliko për artikullin) dhe Range Rover Sport) përveç ekranit të kuadrit përshin edhe dy ekranet dixhitale të infotainment në qendër të kruskotit dhe më poshtë atë të funksioneve të klimatizatorit apo edhe përzgjedhjen e llojit të guidës sipas dëshirës apo nevojave, etj.

Lëkura e sediljeve dhe kruskotit si dhe cilësia e materialeve të tjera, plastikë, dru dhe alumin, është si gjithmonë e një niveli të lartë.

Modeli aktual ofron një zgjedhje të mirë motorësh me benzinë dhe naftë. Njësitë me benzinë ofrohen në versionet 2.000 kubikë, që zhvillon 300 kuaj fuqi dhe 3.000 kubikë me gjashtë cilindra në linjë që zhvillon 340 kuaj fuqi.

Njësitë e naftës fillojnë gjithashtu me vëllimin 2.000 kubikë dhe me 240 kuaj fuqi ndërkohë që njësia 3.000 kubikë V6 ofrohet në dy nivele fuqie: 258 kuaj fuqi në versionin Turbo dhe 306 kuaj fuqi në versionin me dy turbo. Kjo e fundit ofron gjithashtu edhe një vlerë të lartë të momentit rrotullues: 700Nm janë një garanci për një motor agresiv që reagon menjëherë sapo “përkëdhelet” pedali i gazit. Ky motor, përveç kohës së mirë 0-100 për vetëm 7,5 sekonda duket edhe një njësi e përshtatshme për të tërhequr rimorkio deri në peshën 3.500 kg.

Kambio është njësia tashmë e njohur ZF me tetë marsha e gradueshme nga rrotulla e madhe në pjesën e bllokut të komandave.

Teknologjia në ndihmë të guidës dhe sigurisë përfshin çdo sistem bashkëkohor si psh. Cruise Control Adaptive me Stop & Go i cili është në gjendje të përshtasë shpejtësinë e makinës me atë të trafikut (gjatë një trafiku normal në autostradë). Teknologjia Epas (Electric Power-Assisted Steering) ofron një eksperiencë të re në drejtim duke e bërë timonin më tëkomandueshëm në manovrat me shpejtësi të ulët dhe më të qëndrueshëm dhe të sigurtë në shpejtësi të larta.

Clear Exit Detection është sistemi që sinjalizon nëse ka makina që kalojnë afër për të ndihmuar pasagjerët të zbresin të sigurtë nga makina.

Lista e pajisjeve opsionale është e gjatë dhe zgjidhja është e juaja për të konfiguruar makinën sipas dëshirës dhe kërkesave tuaja, natyrisht edhe sipas buxhetit të disponueshëm.