na ndiq ne

Ferrari 488 Pista

12/06/2018

Ferrari 488, modeli sportiv me motor në qendër të shasisë, është pjesë e një tradite që tashmë zgjat ndër dekada. Versioni “normal” i 488-s ose ndryshe GTB ofron 669 kuaj fuqi, ecën me 330 km/h dhe i duhen vetëm 3 sekonda për sprintin nga 0-100 km/h. 

A nuk do të mjaftonin këto shifra për të quajtur këtë makinë një objekt dëshire dhe performance? Me sa duket jo për Ferrarin, përderisa mbi këtë bazë ka ndërtuar një version edhe më ekstrem të pagëzuar Ferrari 488 Pista, ku fjala pistë mendojmë se nuk ka nevojë për shpjegime 😉 

Ferrari 488 është prezantuar vjet në sallonin e Gjenevës ku korri një sukses të madh ndër të gjithë të apasionuarve pas mitit italian. Ndërkohë që versioni Pista vjen si një nyje lidhëse midis kësaj makine dhe botës së garave.

Duke marrë eksperiencën e garave WEC (World Endurance Championship) ku Ferrari është kampion prej pesë vitesh, teknikët kanë përforcuar makinën nëçdo detaj si psh biellat realizuar në titan, motori i lehtësuar me 19 kg por i fuqizuar me 52 kuaj fuqi më shumë.

Frenat e karbonit mundësojnë kursimin e 32kg, por rëndojnë portofolin me 18.000 euro. Portofoli rëndohet edhe nga disa elementë tëtjerë si psh pedalet e realizuara në alumin antirrëshqtje, që kushtojnë rreth 1.000euro. Ajri i kondicionuar është i përfshirë por duhen shtuar rreth 3.000 euro për radion dhe navigatorin dhe 3.000 të tjera për sistemin Apple Car Play. Ej, Ferrari, seriozisht???

Por nëse në çështjet e pajisjeve jo të gjithë janë dakord me politikat e Ferrari-t, atje ku kësaj makine i falen të gjitha është pista. Gradime që variojnë nga Sport, Race, Wet, etj dhe një motor me 721 kuaj fuqi duket se dinë t’i fitojnë zemrat sërish. Fuqia shkarkohet në tokë nëpërmjet gomave XL me përmasa 245/35 R20 përpara dhe 305/30 R20 mbrapa. Kambio është automatike me dopio freksion dhe dukey se ndër të tjera bën një punë të mirë edhe në drejtim të konsumit.

Ferrari 488 Pista duket se konsumon vetëm 13 litra/100 km, edhe pse duket se askujt nuk i bëhet vonë për këtë gjë. NAtyrisht nuk flasim këtu për konsum në guidë sportive apo në pistë. Në atë rast konsumi fluturon …

2.85 sekonda nga 0-100km/h, 7.6 sekonda nga 0-200km/h dhe një ekulibër i optimizuar midis motorit, kambios, shasisë dhe timonit bëjnë 488 Pista objektin e dëshirave për këdo.

Gjynah që shifra që duhet paguar për këtë makinë është një mirazh për këdo në Shqipëri dhe jo vetëm. Shifra 300.000 euro duket se mjafton për të shtënë në dorë këtë përbindësh me rrota, por mund të mos mjaftojnë nëse kërkesat tuaja nuk janë të plotësuara me modelin “bazë”.