Opel Mokka X 2019 foto sekrete
Opel Mokka X, një SUV i vogël por me sukses të madh, në treg që prej vitit 2012, duket se po i afrohet momentit të dorëzimit të stafetës. Opel duket se ka tashmë gati projektin që do të pasojë pas versionit aktual (kliko këtu për artikullin e Opel Mokka X) .
Ana estetike do të pësojë ndryshime të rëndësishme, por dimensionet do të mbeten të njëjta. Modeli i ri do të bazohet në një shasi të re e cila do të jetë e përbashkët edhe me modelin e ri të Opel Corsa (kliko këtu për artikullin e Opel Mokka X). Mokka X do të jetë makina e parë që do të jetë e pajisur me këtë platformë dhe sipas planifikimeve, pritet të vijë në tregje në 2019.
Grupi PSA është ende duke punuar për kalimin nga baza mekanike Gamma II të versionit ende në shitje, në bazën mekanike EMP1, për të cilën pritet të fillojë prodhimi në 2019.
Në pritje të kësaj risie Opel ka filluar që tani testimin me makinat e provës siç mund të vërehet nga imazhet në foto.
Pra baza mekanike EMP1 do të jetë risia kryesore e makinës që siç e thamë më lart do të pësojë ndryshime të vogla përsa i përket stilit. Kujtojmë këtu që vizioni i grupit PSA parashikon që Opel të mbetet 100% gjermane në cilësi dhe imazh dhe siç është edhe në ADN e saj.
Modeli i ri pritet të ruajë të njëjtat përmasa me modelin aktua, që duket se kanë qenë pjesë e recetës së suksesit. Gjatësia do të mbetët 430 cm, që është pak a shumë në të njejtën linjë me konkurrentët Fiat 500X dhe Seat Ateca, ndërsa stili i karrocerisë do të pësojë një evolucion krahasuar me modelin e kaluar.
Risi të tjera do të vijojnë më tej edhe për sa i përket njësive motorike. Suv-i i ri gjerman do të mund të pajiset edhe me motor 100% elektrik dhe një alternativë e mundshme mund të jetë edhe motori hibrid i thjeshtë (me karikim të brendshëm) ose hibrid “Plug-in” ose me bateritë që karikohen nga rrjeti i shtëpisë ose ngakarikuesit fast charger, të cilët e karikojnë nga disa orë në vetëm gjysëm ore, në varësi të fuqisë së impiantit. Në alternativë mund të porositen motori me benzinë 1.2 dhe motori me naftë 1.6, të dy shumë ekonomikë për nga ana e konsumit të karburantit.