Bentley Flying Spur
Bentley duket se është në një proces rinovimi të rëndësishëm përderisa thuajse të gjithë modelet e saj janë duke u rinovuar. Bentayga në fakt është një SUV që i përket gjeneratës së re dhe Continental GT sapo është prezantuar (të dy këto modele Bentayga dhe Continental GT ne i kemi trajtuar me artikuj të posaçëm dhe mund t’i gjeni këtu: Bentayga, Continental GT).
Kështu, pas modeleve më lart, duket se një prototip i Bentley Flying Spur, pas testeve dimërore në gadishullin Skandinav është zhvendosur në Nürburgring të Gjermanisë ku nga ku janë vjedhur edhe fotot e para. Teknikët e prodhuesit britanik kanë zbritur në pistë për të provuar modelin e ri luksoz dhe për të bërë rregullimet e fundit në lidhje me shasinë dhe powertrain (njësinë motorike) përpara prezantimit për publikun që normalisht planifikohet për vitin tjetër.
Këto foto nuk tregojnë shumë ç’është e vërteta, por gjithsesi mund të themi që nuk vihen re ndryshime rrënjësore nga modeli akual. Prototipi Flying Spur në fakt është thuajse tërësisht i mbuluarme adeziv të zi, por Bently Flying Spur mendohet se do të marrë shumë nga gjenerata e re e markës, prezantuar më parë me Continental GT. Pritet të jetë një linjë stilistike e evoluar dhe Flying Spur mund edhe të ketë një pamje ekskluzive ndryshe nga modeli coupé.
Ashtu sikurse Continental GT edhe Flying Spur do të bazohet mbi platformën e re modulare Msb, e njëjta që gjendet edhe në modele të tjera ekskluzive dhe performante të grupit Volkswagen si Porsche Panamera. Pikërisht për këtë arsye ndoshta është vendosur të përdoret motori 4.0 litra biturbo me 550 kf me të cilin kanë qenë të pajisur edhe Bentayga dhe një nga versionet e Coupé-së. Siç e do tradita ama, në listë do të vazhdojë të qëndrojë edhe “i madhërishmi W12” me benzinë.
Me hapin e kohës, për Bentley Flying Sput të ri, parashikohet edhe debutimi i dy varianteve, një variant hibrid plug-in me njësi motorike të ngjashme me SUV-in Bentayga dhe kundër çdo parashikimi, ka edhe thashetheme për një version me naftë, por ne mund ta refuzojmë që tani një gjë të tillë pasi në një Bentley, diçka të tillë nuk e duam 😊