na ndiq ne

Toyota Rav4 e re

09/04/2018

Toyota Rav4 është SUV-i më i shitur në botë dhe pas 25 vitesh karrierë të suksesshme, vjen tashmë në gjeneratën e pestë.

Duket se janë nisur nga këto të dhëna projektuesit e Rav4 të re mqs vendosën të rinovojnë totalisht modelin e ri me një stil të ri më agresiv dhe më sportiv. Disa elementë të rinj duket se janë frymëzuar nga modelet e kushërirës premium Lexus me objektiv rritjen e cilësisë në materiale dhe finesës në bord.

 

 

Nga jashtë mbetet e gjatë sa modeli paraardhës, 459cm por është më e gjerë, 185cm dhe me një hap midis akseve 269cm, 3 cm më shumë se modeli paraardhës. Shasia është e ndërtuar mbi platformën modulare TBGA (Toyota New Global Architecture), e cila është përdorur më parë me sukses nga modeli Prius. Shasia e re është 57% më e ngurtë duke i dhënë kështu më shumë stabilitet dhe siguri modelit të ri.

Versionet e disponueshme të Toyota Rav4 do të jenë të ndryshëm duke i shkelur syrin klientelës me prirje aventure jashtë asfaltit, por gjithashtu edhe atyre që do të përdorin Rav4 për explorimin e qyteteve apo të destinacioneve më tradicionale. Kjo gjë pasqyrohet në design-in e jashtëm, por edhe nga ana teknologjike. Kështu Rav4 vjen standard me Dynamic Torque Vectoring që kontrollon dhe përshtat tërheqjen në çdo gomë në mënyrë elektronike dhe me teknologjinë AWD (4×4 me Rear Driveline Disconnect) që krijoj mundësinë tëudhëtohet vetëm me tërheqjen përpara për tëoptimizuar konsumin kur tërheqja në aksin e pasëm nuk nevojitet.

Multi-Terrain Select është sistemi elektronik që mundëson disa pre-programime për t’iu përshtatur më mirë kushteve të terrenit për guidën jashtë asfaltit në kushte gjoli, bore, gurësh apo rëre.

Nga brenda duket se Rav4 është punuar me më shumë stil krahasuar me modelet e mëparshme me një arsenal teknologjik më të plotë. Sistemi infotainment komandohet nga ekrani 7” ose 8” në bazë të versionit të përzgjedhur dhe mund të arrijë deri në 800W, në rastin e sistemit JBL.

Siguria është rritur ndjeshëm duke përfshirë në të gjitha versionet 8 airbag dhe paketën Toyota Safety Sense 2.0 i cili përfshin cruise control aktiv, ruajtjen aktive të korsisë dhe frenim në rast emergjence që arrin të dalloje kalimtarët. Lane Tracing Assist është sistemi i ri që në mungesë të vijëzimit në rrugë arrin të ruajë korsinë duke iu referuar makinës që është përpara nesh.

Lajm i keq për tregun europian në drejtim të motorëve. Toyota siç dihet e ka braktisur teknologjinë diesel dhe motorët e mundshëm për tregun europian do të jenë vetëm 2.0 dhe 2.0 benzinë. Lajm i mirë në të njëjtën kohë vjen nga teknologjia hibride që duket se do të shoqërojë të dyja këto versione duke filluar nga fillimi i vitit 2019.

Disa detaje të tjera për tregun europian dhe shqiptar, së bashku me çmimin, pritet të bëhen ende publike dhe ne do t’ju informojmë së shpejti mbi çdo të re.