na ndiq ne

Lamborghini URUS

07/12/2017

Kompania nga Sant’Agata Bolognese me demin në logo është një simbol i padiskutueshëm në botën e makinave sportive dhe eksluzive. Aq shumë sa në të kaluarën, kur sektori SUV ishte ende në zhvillim, një personazh i rëndësishëm në sektorin automotive, për të treguar se ishte kundër këtij zgjerimi, u shpreh se tani “ka mbetur që edhe Lamborghini të prodhojë në SUV”.

Me sa duket, pikërisht për të kontrastuar çdo paragjykim, por edhe për interesat ekonomike, Lamborghini e pranoi sfidën dhe pas një pritjeje të gjatë, dje ka prezantuar mediat e gjithë botës me Urus, SUV-in e parë superpsortiv Made in Italy. Me sa duket modeli është i destinuar të krijojë një minisegment të ri brenda segmentit të madh SUV duke vendosur një etalon të ri sa i përket fuqisë, dinamikës dhe guidës emocionuese.

Pikërisht lidhur me sa mund të paragjykohet në këtë sector, “Lamborghini Urus ka një ADN autentik dhe mbetet një Lamborghini e vërtetë” ka deklaruar CEO i kompanisë, Stefano Domenicali.

Urus ka një motor alumini 4.000 kubikë V8 me dy turbo, në gjendje të gjenerojë një fuqi 650kuaj në 6.000 xhiro/min dhe një moment rrotullues 850 Nm ne 2.250 xhiro/min. NDryshe nga makinat sportive, në këtë rast motori është montuar përpara.

Të tilla shifra duket se ofrojnë një sprint 3.6 sekonda nga 0-100km/h dhe 12.8 sekonda për të shkuar nga 0 – 200km/h. me shpejtësi maksimale 305km/h, Urus rezulton SUV-i më i shpejtë i prodhuar deri më sot. Tjetër e dhënë ekstreme është frenimi nga 100-0 për vetëm 33.7 metra (makinat e zakonshme janë diku midis 44 – 40 metra!) meritë kjo e frenave prej qeramike dhe karboni që përveç materialeve ekskluzive janë edhe të ekzagjeruara në përmasa: 440 mm diametër nuk janë diçka e zakonshme në çdo makinë.

Puna e motorit perfeksionohet nga kambio automatike me tetë marsha e cila arrin të mbajë motorin gjithmonë në gjendje aktive dhe të gatshme.

Tërheqja është integrale dhe bazohet në diferencial Torsen autobllokues. Në kushte normale ndarja e tërheqjes është në raportin 40/60 (përpara/mbrapa) por ky raport është aktiv dhe mund të ndryshojë në varësi të terrenit dhe aderencës deri në 70% përpara ose deri në 87% mbrapa.

Në këtë pikë teknologjia fillon të luajë një rol të rëndësishëm duke ofruar edhe më shumë programe krahasuar me Lamborghinit e tjera.

Kështu programet e guidës janë në total gjashtë dhe përfshijnë STRADA, TERRA dhe NEVE, për kushte jo optimale terreni dhe bëjnë guidën më të thjeshtë. SPORT dhe CORSA garantojnë më shumë dinamizëm në guidë duke e bërë makinën më aktive dhe të “gjallë”. Këto programe janë më të përshtatshëm për guidën në asfalt ose në pistë ndërkohë që Sabbia është programi për një guidë zbavitëse në kushte rëre ku normalisht nuk ka korsi, trafik apo detyrim për të zbatuar kodin rrugor.

Telajo e Urus është aktive falë risisë së timonit veprues në të dy akset. Aksi i pasëm, në shpejtësi të vogla, gjatë manovrave në parkim psh., lëviz në drejtim të kundërt me aksin e përparmë, ndërsa në shpejtësi të mëdha lëviz në drejtim të njëjtë me aksin e përparmë dhe kjo rrit stabilitetin e makinës në shpejtësi të mëdha.

Nga brenda Urus duket se ka një “orientim nga shoferi” (driver oriented) me sedilje të ulëta si të një makine sportive, por në këtë rast shumë komode, njësoj si në një makinë luksi. Janë elektrike, me ngrohje dhe ofrojnë 12 konfigurime, por me pagesë extra mund të zgidhen edhe sediljet elektrike me 18 konfigurime, ventilim dhe masazh.

Komandat janë të shumta së bashku me sistemet e disponueshme por ndoshta ia vlen të veçojmë këtu LIS (Lamborghini Infotainment System) i cili së bashku me ekranin tjetër pak më poshtë në qendër të bllokut të komandave kontrollojnë shumicën e funksioneve të makinës. Natyrisht programet e guidës kanë kontroll më vete, disi më mekanik dhe për më nostalgjikët, edhe më funksional.

Për sa i përket ADAS (ose sistemeve të avancuar të asistencës në guidë), garantojnë siguri të plotë dhe asistencë në guidë të nivelit të dytë. Dritat e gjata ndizn dhe fiken automatikisht gjatë këmbimit në rrugë me mjete të tjera dhe sistemi PreCognition ndihmon në parandalimin e përplasjeve.

Lamborghini Urus është tashmë e disponueshme në Itali (në Shqipëri nuk ka ende një konçesionar Lambo) duke filluar nga 206.000euro përfshirë taksat.