na ndiq ne

Mercedes C Class Facelift 2018

02/12/2017

Duket se Mercedes-Benz po përgatit shumë të reja për publikun për 2018  dhe midis tyre gjejmë edhe një ristilizimin të modelit C Class që do të pësojë jo pak ndryshime.

Këto ndryshime do të fillojnë nga parakolpi dhe pjesa e fenerëve. Si në çdo proçes rinovimi në gjysëm të ciklit të jetës (facelift), ndryshimet do të jenë të lehta por të dukshme.

Duket se elementet e parashikuar për ndryshim në design janë maskerino, parakolpi dhe fenerët para dhe mbrapa. Ka zëra që ndryshimet do të prekin edhe kabinën, me një dopio ekran dhe sisitemin infotainment të përditësuar.

Ndryshimet mund të kenë lidhje edhe me motorin. C Class mund të pasurohet me përdorimin e njësive më të reja të benzinës dhe naftës që Mercedes-Benz ka propozuar edhe tek modeli E Class. Deri tani është e sigurt se motori me naftë 2.0 i ofruar deri tani tek E Class do të jetë i disponueshëm edhe për C Class.

Ende nuk dihet nëse motorët hibridë do të jenë pjesë e propozimeve dhe nëse sportivet AMG do të propozohen me fuqi të shtuar duke shfrytëzuar kështu risitë e shumta që motori V8, 4.0 biturbo ka shfaqur në modele të tjera të stemës me yll.