Infiniti QX 50
Infiniti kishte kohë që punonte në këtë drejtim dhe me sa duket bëhet gati për debut në treg (pas prezantimit në sallonin e Autos në Los Angeles) Gjenerata e re e modelit QX50 do të sjellë në treg motorin e parë në histori me raportin e kompresimit variabël.
Quhet VC-Turbo dhe është motori më inovativ me benzinë aktualisht në treg. Karakteristika e tij është që mund të variojë raportin e kompresimit në mënyrë që të ketë fuqi maksimale ose eficencë maksimale në varësi të situatës. Një sistem mekanik i integruar në motor ndryshon vazhdimisht lartësinë e boshtit (me gunga) të motorit me qëllim që të ketë gjithmonë konfigurimin ideal.
Me një raport kompresimi të lartë (14:1) protagoniste është efiçenca ndërsa me një raport të ulët (8:1) katër cilindrat arrijnë të çlirojnë më shumë fuqi dhe moment përdredhës.
Motori i ri 2.0 VC-Turbo, ndryshe nga çdo motor tjetër, ka dy vëllime dhe dy nivele të ndryshme fuqie. Në pikën e tij më të ulët, vëllimi është 1.997 cm3 dhe raporti i kompresimit është 8:1 ndërsa kur raporti i kompresimit rritet në 14:1, vëllimi bie në 1.970 cm3. Po kështu edhe fuqia varion nga 268 Kf në 380 kf Verifiko! në varësi të regjimit.. Nga të dhënat e deklaruara nga vetë kompania vihet re një përmirësim prej 35% të eficencës së këtij motori në krahasim me motorin paraardhës V6 duke ulur në të njejtën kohë edhe konsumin e karburantit në 10,5 litra për cdo 100 km.
Infinity QX50 e re është e bollshme në përmasa më shumë se versioni paraardhës. Crossover-i bazohet tërësisht në një platformë të re e cila parashikon tërheqjen përpara ku me kërkesë mund të zgjidhet edhe me tërheqje integrale (versioni paraardhës bazohej në tërheqjen mbrapa ose integrale). Makina është e gjatë 4.693 mm, e gjerë 1.903 mm dhe e lartë 1.679 mm. Në kabinë mund të rrijnë deri në pesë persona falë hapit midis akseve 2,8 metra. Bagazhi i QX50 varion nga 895 litra në 1.048 litra nëse shtyjmë përpara sediljen e pasme të cilat bëhen 1.699 litra nëse mbështetësja paloset për të ngarkuar bagazhe voluminoze.
Guidë gjysëm autonome. Falë teknologjive ProPilot Assist modeli QX50 i gjeneratës së re është në gjendje të menaxhojë në mënyrë gjysëm autonome fazat e ndryshme të guidës në autostradë në një korsi. Sistemi menaxhon në fakt akselerimet, frenimin dhe timonin duke ruajtur distancat nga mjeti përpara dhe duke ndjekur korsinë edhe nëse rruga ka kthesa (të buta).