Toyota shpik gomat pa ajër
Në vazhdën e shpikjeve të reja dhe të vjetra, duket se makinat elektrike premtojnë gjithmonë e më shumë. Kështu, për të rritur rendimentin, Toyota po vlerëson mundësinë që të përdorë goma inovative të cilat janë një risi e vërtetë.
Me modelin me bateri me hidrogjen Fine-Comfort Ride, kompania japoneze solli disa detaje rreth këtyre gomave në sallonin e Tokyo-s.
Mekanizmi inovativ i rrotave. Makina e re elektrike e segmentit “van”, bateria e së cilës ushqehet me hidrogjen, është e para e këtij lloji që përdor teknologjinë e gomave “Airless”, thënë shqip, pa ajër. Kjo teknologji parashikon aplikimin e një shtrese gome mbi një strukturë plastike dhe alumini e cila mban motorin elektrik. Ky kombinim duhet të ndihmojë ndër të tjera, në reduktimin e peshës, që është element kyç në uljen e konsumit dhe optimizimin e autonomisë. Një tjetër element mbi të cilin po punohet është fërkimi, që aktualisht tejkalon 10-20% në krahasim me gomat e zakonshme.
Pesha do të reduktohet me 30% brenda 2025. Nëpërmjet burimit Autonews.com, Toyota ka konfirmuar se gomat aktuale të vendosura në makinën prototip kanë të njejtën peshë të gomave tradicionale. Sipas llogarive evolimi i këtij sistemi duhet të lejojë reduktimin e peshës deri në 30% (rreth 5 kg) për cdo rrotë brenda 2025. Kompania Sumitomo Rubber që merret me zhvillimin e gomave Airless beson se mund të hedhë në treg ekzemplarët e parë brenda 2020. Gjithashtu kompanitë Bridgestone e Michelin janë duke punuar për zhvillime analoge. Kolaudimet deri me sot bëheshin tek fuoristradat, ndërsa mbetet ende i paeksploruar territori i veturave nga të cilat pretendohet një komoditet më i madh.