Lewis Hamilton shpallet Kampion Bote në Meksikë
Në garën e tretë nga fundi i kampionatit, Lewis Hamilton mund të mbyllte kampionatin duke e vulosur kështu përpara afatit sezonin 2017. Flasim këtu për atë të pilotëve, pasi ai i prodhuesve të makinave është mbyllur tashmë duke i shkuar Mercedesit.
Në një garë që ka parë fitues Verstappen në shkallën më të lartë të podiumit, ndjekur nga Bottas me Mercedes dhe Raikkonen me Ferrari dhe ku nuk kanë munguar parakalimet dhe duelet, është vendosur edhe titulli i sezonit.
Alonso dhe Hamilton kanë që protagonistë të një dueli të fortë ndërkohë që Vettel, i rinisur nga fundi i rreshtimit ka arritur të mbyllë garën në vendin e katërt. Aspak keq duke konsideruar që ritmi i tij ka qenë i tillë që ka shënuar edhe xhiron më të shpejtë të garës. Vettel, pas nisjes i pari në Pole Position, ka qenë i detyruar të bëjë një “vizitë” të parakohshme në box, që në xhiron e parë, si pasojë e fërkimit në dalje nga kthesa e parë e garës me Mercedesin e ngarë nga Lewis Hamilton ku këtij të fundit i është çarë goma dhe ka qenë gjithashtu i detyruar të hyjë në box.
Verstappen gjendet kështu i qetë në krye të një gare fati i së cilës duket se u vendos në xhiron e parë.
Në fund të kësaj gare, kur kanë mbetur ende edhe dy gara në kalendar, Lewis Hamilton gjendet me 333 pikë dhe shpallet kampion bote për herë të katërt. Në podiumin virtual gjejmë ende Sebastian Vettel me 277 pikë në vendin e dytë dhe Valtteri Bottas me 262 pikë renditet i treti.
Në kampionatin e konstruktorëve të makinave gjejmë Mercedesin të shpallur kampion në garën e zhvilluar në Austin (Texas, SHBA) i ndjekur nga Ferrari në vendin e dytë të konfirmuar gjithashtu pasi ka një avantazh prej 115 pikë mbi Red Bull, e renditur e treta.
Rezultatet e çmimit të madh të Meksikës:
1. Verstappen – Red Bull
2. Bottas – Mercedes
3. Raikkonen – Ferrari
4. Vettel – Ferrari
5. Ocon – Force India
6. Stroll – Williams
7. Perez – Force India
8. Magnussen – Haas
9. Hamilton – Mercedes
10. Alonso – McLaren
11. Massa – Williams
12. Vandoorne – McLaren
13. Gasly – Toro Rosso
14. Wehrlein – Sauber
15. Grosjean – Haas
Nuk kanë arritur të mbyllin garën: Sainz (Renault), Ericsson (Sauber), Hartley (Toro Rosso), Hulkenberg (Renault), Ricciardo (Red Bull)