na ndiq ne

Salloni i Tokios 2017

29/10/2017

Sapo ka nisur Salloni i 45-te Tokio 2017. Organizator i këtij salloni është kompania Japan Automobile Manufacturers Association, Inc. (JAMA). Dyert e tij hapen për publikun për 10 ditë, nga data 27 tetor deri në 5 nëntor. Tema kryesore do të jetë “Përtej motorit” (BEYOND THE MOTOR).

Salloni do të zhvillohet në Tokyo Big Sight në të cilin do të ekspozohen 15 marka të 14 prodhuesve japonezë dhe 19 marka të 13 prodhuesve internacionalë. Kompanitë që marrin pjesë janë gjithsej 153 dhe merren kryesisht me prodhimin e veturave, mjeteve të punës, motocikleta, makineri, vegla pune, shërbime që lidhen me botën automotive.

Kompania Mazda merr pjesë me prototipin Vision Coupe i cili përfaqëson stilin e veturave që do të prodhohen në vijim. Vision Coupe mund të përkufizohet si një kupe me katër dyer. Kjo makinë ngjan me një vepër arti, pak kundër rrymës me linjat e rrumbullakëta dhe të buta dhe me brendësi minimaliste por të sofistikuar, pa shpalosje elektronike dhe me një kruskot që duket sikur vjen nga e kaluara.

Mitsubishi vjen me E-volution Concept e cila prezantohet për herë të herë të parë në këtë sallon. Nga jashtë ka linja të theksuarasi të një coupé-je me sipërfaqe xhami të bollshme.

Kruskoti është futuristik me timon ne stil “cloche” avioni dhe një monitor Led i cili i ngjason më shumë një televizor. Tërhiqet nga tre motorë elektrikë të cilët ofrojnë një tërheqje intergale dhe një sistem inteligjent icili mat aftësitë e shoferit dhe e bën guidën më të lehtë ose më të komplikuar në varësi të aftësive të dedektuara.

Nissan sjell padyshim një koncept të ri të quajtur IMX i cili ka shumë pak ngjashmëri me modelin elektrik Leaf. IMX, siç sugjeron gërma X, është një crossover, i cili sjell një stil të ri në ofertën Nissan dhe në panoramën automobilistike në tërësi. Së pari njësia motorike, tërësisht elektrike, ofron një fuqi më se atraktive për këdo: 435kf të cilët arrijnë të shtyjnë IMX-in për mbi 600 km me një karikim të vetëm.

Një element tjetër interesant është gjithashtu edhe jeta në bord: re-interpretimi i hapësirës ebën këtë mjet më të rehatshëm dhe më shlodhës, me “arredim” esencial dhe timon që “mbyllet” kur makinakalon në pilot automatik 100%. Në këtë momentmund edhe të lexoni një libër deri në destinacion.

Honda sjell coupé-në e parë elektrike e cila i shkel  syrin të apasionuarve. Sistemi inteligjen HANA (Honda Automated Network Assistant) ofron një përgjigje reaktive të makinës në bazë të gjendjes shpirtërore dhe emocionale të makinës. Një kryqëzim midis një pamjeje prej videogame dhe një coupé-je me linja klasiketë viteve ’70, pasioni automobilistik rigjen ekuilibrin me ambientin.