Lamtumirë kandele!
Në një moment që duket se të gjithë po turren të përqafojnë energjinë alternative, në ndryshim nga konstruktorët e tjerë, Mazda konfirmon dhe rilançon strategjinë e saj mbi njësitë e saj motorike (powertrain).
Pas prezantimit të teknologjisë Skyactive, Mazda ka në plan implementimin e një gjeneratë të re motorësh, duke hequr dorë (për momentin) nga motorët hibridë apo sistemet e komplikuara për trajtimin e shkarkimit të gazrave për naftën.
HCCI – teknologjia që ul konsumin e benzinës deri në 30%. Lajmi u përhap nëpërmjet burimit aziatik Nikkei që bëri të ditur obiektivat e detajuar të kompanisë japoneze: kursimi i karburantit do të jetë në nivelin 30%, fakt që nëse konfirmohet, do të reflektojë zhvillime të reja teknike. Njësitë e reja me benzinë, pa motora elektrikë, do të shfrytëzojnë një sistem me presion në vend të kandeleve tradizionale për djegien. Kjo teknologji quhet: “homogeneous charge compression ignition” (HCCI) dhe kombinon logjikat e funksionimit të motorit me benzinë me atë të naftës, duke përdorur raporte të tjera (më të larta) kompresioni dhe një përzierje ajër-benzinë me ndotje të reduktuar.
Sistemi HCCI do të implementohet në 2018 në Mazda3. Motorët Skyactiv të gjeneratës së dytë do të debutojnë brenda fillimit të 2018 në Japoni me modelin Axela të re që është pasardhësja e Mazdës 3 aktuale dhe me vonë do të vendosen edhe në modelet e tjera dhe për modelet e tjera Mazda ka ndërmend të propozojë zgjidhje të tjera që përfshijnë edhe elektrifikimin. Në 2019 do të propozohen makinat e para elektrike të serisë dhe në 2021 do vijojnë hibridet e para plug-in.