na ndiq ne

Mercedes E Kabrio

19/10/2017

Modeli i ri i Mercedes-it E Class Cabrio është akoma më i madh dhe komod se modeli paraardhës. Motori 2.0 turbodiesel është brilant dhe thuajse i heshtur. Finiturat janë shumë të kuruara, pavarësisht se disa nga komandat janë jo shumë praktike.

Modelin e gjejmë tashmë disponibël në konçesionaret europianë dhe me porosi është i disponueshëm edhe në Shqipëri. Ky model vjen i pajisur me motor 2.000 – 3.000 kubikë, me benzinë dhe naftë dhe me çmime që shkojnë nga 60.000 në 98.000 euro. Ky çmim e bën këtë makinë jo shumë të aksesueshme për gjithkënd, por natyrisht objekt krenarie për ata pak që mund ta kenë. Më e shtrenjta është varianti kabrio E Coupe’ E400 4Matic, i cili ngjan pak me variantin e segmentit C, model më i lirë, siç mund të imagjinohet.

Volumet e makinës janë vërtet të mirëraportuara. Pjesa ballore ka një pamje grintoze me fenerë full led, maskerino evidente dhe gojëzat e ajrit të gjera.  Mbulesa prej cohe është elektrike dhe hapet e mbyllet në vetëm 20 sekonda edhe në ecje, brenda shpejtësisë 50km/h.

Kabina është moderne dhe e rafinuar veçanerisht në versionin Premium Plus, me sedilje lëkure, finitura druri dhe detaje të tjera alumini.

Blloku i komandave karakterizohet nga ekrani teknologjik 12,3” dhe quadri dixhital. Butoni i bllokazhit është i pozicionuar në pjesën e poshtme bllokut të komandave por pak i vogël dhe kërkon vëmendjen e duhur për ta gjetur me shpejtësi. Butoni i frenave të dorës është vendosur në të majtë të timonit dhe nuk mund të përdoret nga pasagjeri, por ky nuk është një detaj i ri për Mercedesin.

Praktike në përdorim leva e vogël e kambios e vendosur mbrapa timonit. Sediljet janë komode por jo ekstremisht të buta, zona ulëse është e bollshme me komanda elektrike. Në krahasim me të njejtin model paraardhës modeli i ri është zgjatur me 11cm duke i dhënë edhe më shumë pamjen e një berline autoritare. Aksesi në vendet mbrapa është pak i vështirë për arsye objektive: kjo veturë ka vetëm dy dyer.

Mbulesa izolon shumë mirë nga zhurmat e jashtme por është një gjynah i vërtetë të privosh veten nga guida e bukur në qiell të hapur. Deri në 110 km/h nuk ndihen aspak rrymat e ajrit falë mbrojtëses elektrike. Katër cilindrat e motorit 2.0 turbodiesel me 194 Kf të Mercedes-it E Cabrio 220 kanë një shtytje të ndjeshme në sintoni me kambion me 9 marshe, gjithmonë e gatshme, por e vrazhdë. Shpejtësia maksimale që deklaron Mercedes për këtë makinë kabrio është  237 km/h. Konsumi mesatar është 6.9litra/100km.

Sistemi gjysëm automatik i guidës (Drive Pilot) në autostradë deri ne 210k/h e mban makinën brenda korsisë në mënyrë active, duke korrigjuar traiektoren nëse është e nevojshme. Ky sistem funksionon mjaft mirë por kujdes, kërkon që të mos shkëputen të dyja duart për më shumë se ndonjë sekond nga timoni.