na ndiq ne

Zap & Go sjell baterinë që karikohet për 5 minuta

19/10/2017

Zap & Go është një kompani angleze që ka si biznes kryesor prodhimin e baterive për makina elektrike. Duket se roli i prodhuesve të baterive të makinave elektrike do të jetë gjithmonë e më i rëndësishëm dhe Zap & Go për momentin ka në dorë një projekt shumë interesant.

 

Bazuar në një licencë të Universitetit të Oxfordit, projekti bazohet në bateri me ione karboni. Koha e karikimit të një baterie të tillë është vetëm 5 minuta. Pak a shumë sa është dhe koha minimale e operacionit të furnizimit me karburantet tradicionale. Për momentin kjo teknologji ka një handikap në faktin se garanton një autonomi më të vogël se ajo e bazuar në ione litiumi, e cila ama ka kohë më të gjata karikimi.

Në 2018, Zap & Go do të ofrojë një scooter (motor të vogël) elektrik dhe më tej do të vazhdojë zbatimin e projekteve mbi veturat.

Zap & Go ka edhe një projekt tjetër paralel në të njëjtin drejtim: po punon edhe në teknologjinë e mbajtjes së energjisë në stacionet e furnizimit të cilët me sa duket, në të ardhmen do të jenë gjithashtu elektrike.