na ndiq ne

Bentley Bentayga

15/10/2017

Në prag të 100 vjetorit nga themelimi i saj, Bentley mendoi mirë të ofrojë një model të ri në një segment që në fakt nuk ekziston: një fuoristradë (ose SUV) super luksoze. Kjo gjë reflektohet edhe në shifrat e krijesës së fundit nga Bentley. Bentayga fillon atje ku rivalet e saj mbarojnë: 187.000euro të modelit bazë shoqërohen me një listë marramendëse aksesorësh.

Volkswagen T Roc

 

Në Bentley janë të lumtur të prezantojnë SUV-in më ekskluziv dhe më të fuqishëm që ekziston. Kjo makinë, është një SUV me performancë prej makine sportive safí: motor 6.0 biturbo që jep 608 kuaj fuqi dhe moment rrotullues prej 900NM në regjim 1.250 – 4.500 xhiro në minutë. E gjithë masa e saj imponente arrin të sprintojë nga 0-100 në 4.1s dhe të arrijë shpejtësinë maksimale 300 km/h. Shkarkimet e CO2 nuk tejkalojnë vlerën 295 g/km, falë sistemit start&stop dhe çaktivizimit të disa cilindrave nëse nuk janë të nevojshëm.

Kliko/prek majtas-djathtas ne foto per fotogaleri

Duke kapërcyer konsumin e karburantit, i cili nuk është shqetësimi kryesor i klientit të kësaj makine, mund të themi se çdo gjë tjetër është në nivelet më të larta të prodhuesit anglez.

Craftmanship  është një term anglez që ka të bëjë me prodhimin artizanal dhe në këtë rast kjo fjalë nuk ka qënë kurrë më e saktë: çdo gjë brenda Bentayga-s është dru i stazhionuar dhe lëkurë e rafinuar me një moket që nuk e kemi as në shtëpitë tona.

Teknologji “anti-batim” – Bentley Bentayga është një makinë që lind mbi platformën MLB të Audit Q7 dhe merr nga kjo të gjithë sistemet më të avancuar të mundshëm. Në këtë rast, sistemi elektrik 48Volt vepron mbi makinën për të ulur tërheqjen nga jashtë në kthesa (efektin e batimit që shumë modele SUV e kanë për shkak të lartësisë nga toka).

Komoditeti është maksimal dhe arrin në nivele të papara në këtë makinë.

Për të llastuar të gjithë ata që mund ta shtien në dorë, lista e aksesorëve është e pafundme dhe shkon nga 6.000eur të sistemit All Terrain Specification, për ata që  mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë “off road” me këtë xhevahir, deri në 30.000eur të bojrave speciale. Nëse jeni ende të pakënaqur, atëherë mund edhe të porosisni modelin ekskluziv të orës që vendoset në kruskot:  një Breitling me Tourbillon (një mekanizëm shumë i veçantë), ku 150.000eur duhen vetëm për këtë, përveç çmimit të makinës. Po, sepse prodhimi është 100% artizanal dhe prodhohen vetëm 4 njësi në vit.

Sa për Bentayga-n, i gjithë kapaciteti prodhues i vitit të parë është shitur. Flasim këtu për mbi 5.000 makina të vitit të parë të prodhimit. Një shifër aspak e vogël, duke konsideruar vlerën e kësaj makine.