na ndiq ne

Lamtumirë SAAB

12/10/2017

Saab nuk do të ekzistojë më. Një markë që të gjithë e njohin dhe shumë e kanë vlerësuar, sidomos për makinat cabrio, ku Saab ka patur gjithmonë një vend të veçantë. Prodhuesi suedez nuk ka qenë kurrë kampion shitjesh dhe nuk e ka patur një objektiv të tillë por një bërthamë e ngushtë klientele (niche) nuk e ndërronte me asnjë markë tjetër, dikur të paktën. Me dinamikat e reja të globalizimit të ekonomisë, Saab filloi të kishte vështirësi të shumta deri në prag falimentimi dhe në vitin 2000 General Motors blen 50% të aksioneve për 600milionë euro. Më tej blen edhe pjesën tjetër por problemet vazhdojnë. Grupi GM refuzon t’i shesë markën Saab një kompanie kineze dhe këtu themelohet National Electric Vehicle Sweden e cila blen Saab, por në 2014 humbet të drejtën e përdorimit të markës Saab.

Pavarësisht kësaj, NEVS (National Electric Vehicle Sweden) blen nga General Motors modelet Saab Automobile Powertrain AB, Saab Automobile Tools AB dhe fabrikën historike të Trollhättan.
Makinat elektrike që do të prodhohen nga NEVS do të mund të mbajnë vetëm këtë markë dhe jo atë Saab. Këto makina të reja me zero ndotje bazohen tek projekti Saab 9-3 dhe do të shiten në tregun kinez nën markën NEVS ashtu sikur të gjitha produktet e ardhshme të cilat do të lancohen sipas strategjisë së grupit, duke forcuar kështu identitetin e markës së re. Një parti e vogël janë asembluar si Saab në 2014, por problemet financiare i hoqën mundësinë NEVS të përdorte më tej markën Saab.
Sipas informacioneve të muajve të kaluar janë porositur tashmë 250.000 modele elektrike të prodhuara nga NEVS në bashkëpunim me një tjetër kompani kineze, Panda New Energy.