Audi e-power
Në të ardhmen e afërt Audi do të prodhoj makina elektrike në të gjithë botën jo vetëm në Gjermani dhe Belgjikë por që nga Meksika deri Hungari. Bëhet fjalë këtu për vitet e ardhshme, jo për fantashkencë.
Ky lajm konfirmohet nga Ceo i prodhuesit nga Inglostadt, Rupert Stadler.
Përveç fabrikës së Brukselit në të cilën do të lindë Audi e re e-tron Sportback, edhe në stabilimente të tjera do të krijohen linja prodhuese të dedikuara për modelet me ndotje zero.
Pas prodhimit të e-tron Sportback kompania gjermane do të lançojë në treg vetura rë tjera me motorë elektrikë që do të prodhohen në vende të ndryshme të botës.
Në impiantin e Gjermanisë mund të asemblohen veturat më luksoze ndërsa prodhimi i modeleve të reja EV mund të bëhet edhe në Hungari ku tashmë prodhohet Coupe-ja TT, A3 kabrio dhe berlinë (sedan).
Në këtë projekt do të jetë i përfshirë edhe stabilimenti i Meksikës ku aktualisht prodhohet Audi i ri Q5.
Nuk përjashtohet që në të ardhmen, në një periudhë afatgjatë, të përfshihen në këtë drejtim edhe fabrika të tjera në Kinë, Rusi, Brazil dhe Indi për të prodhuar modelet e reja me motorë elektrikë.