Makina pa shofer
Mendoni se ngarja e makinës pa shofer është vetëm një film fantastiko-shkencor? Atëherë ju këshillojmë të lexoni me vemendje artikullin e meposhtëm.
Më në fund lind shoqëria Sapcorda Services që ka si objektiv mundësimin e guidës autonome.
Kompanitë e mirënjohura Bosch, Mitsubishi Electric, Geo++ dhe U-blox janë bërë bashkë për të themeluar një joint venture të titulluar Sapcorda Services. Kjo shoqëri është përkushtuar tërësisht zhvillimit të sistemeve GNSS (Global navigation satellite system). Puna e Sapcordas do të përqendrohet kryesisht në zhvillimin e teknologjive të lundrimit satelitor me precizion maksimal, pjesërisht të dedikuara në sektorin automotive dhe guidës pa shofer.
Objektivat kryesorë të Sapcordas do të jenë shërbimet satelitore dhe shërbimet web shumë të evoluara që do të bëjnë të mundur pozicionimin e një objekti me marzhe jo më të mëdha se një centimetër. Të dhënat do të transmetohen në kohë reale dhe do t’i ofrohen klientelës në një format të hapur që nuk ka nevojë për transmetues apo hardware specifikë. Në muajt në vijim shoqëria ka vendosur të japë të dhëna të tjera më të detajuara.
Lundrimi satelitor me precizion të lartë së bashku me hartat me definicion të lartë do të përfaqësojnë bazat teknike ku do të mbështetet guida autonome.