na ndiq ne

7.5 milionë euro vlera e Ferrari-t të Michael Schumacher

21/11/2017

Michael Schumacher, piloti legjendar i Formula 1-shit vazhdon prej katër vjetësh betejën e tij më të rëndësishme, nga e cila nuk ka lajme prej kohësh, por edhe pse jashtë aktiviteteve, ai vazhdon të thyejë rekorded.

Sotheby, galeria ndërkombëtare e arteve klasike dhe moderne prezantoi në ankandin e fundit atë që “nuk është vërtet një vepër arti, por me siguri është makina më e mirë garash e shitur ndonjëherë”. Nëse kjo makinë nuk është një vepër arti, me siguri mbetet një vepër nixhinierie të niveleve më të larta, do t’i pëgjigjeshim ne, pavarësisht se iniciativa e Sotheby-t në këtë rast mbetet unike dhe e përgëzueshme.


Vlera e vendosur nga çekiçi i ankandit është 7.5 milionë euro dhe është vlera më e lartë e paguar ndonjëherë për një makinë garash të shitur për “publikun”.
Kjo makinë, në gjendje perfekte pune, ka një motor 3.000 kubikë V10 dhe ka një fuqi midis 800 dhe 900 kf, në varësi të rregjistrimit të motorit. Kambio është një gjysëm automatike me shtatë marsha dhe sipas dëshmitarëve, në 18.500 xhiro/minutë ulëret në një mënyrë që nuk harrohet kollaj.


Me këtë makinë Schumacher fitoi titullin e tij të katërt në karrierë në vitin 2001. Pronari i mëparshëm do t’i dhurojë një pjesë të të ardhurave Fondacionit “Keep Fighting” të krijuar nga vetë Schumacher.
Michael Schumacher mbetet piloti me më shumë fitore dhe rekorde në historinë e Formula 1-shit. Saktësisht, ai ka koleksionuar 91 fitore gjatë karrierës (rekord ende i pathyer) të cilat i kanë dhënë atij shtatë herë titullin kampion bote, edhe ky rekord ende i pathyer.