na ndiq ne

Mazda prezanton Kai

27/10/2017

Salloni i Tokios është një tjetër panair i rëndësishëm i sektorit automotive i cili ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri të dielën e javës së ardhshme. Si gjithmonë, ky është një moment ku çdo prodhues vjen për të treguar sa më shumë nga arsenali teknologjik dhe në këtë rast, konkurrenca këtu është shumë e theksuar sidomos ndërmjet prodhuesve “lokalë” nqs kështu mund të quhen prodhuesit japonezë.

Një nga propozimet më interesante duket se vjen pikërisht nga Mazda. Stili i ardhshëm i Mazdës prezantohet sipas dy koncepteve: “Kai” me design-in e saj projektohet drejt gjeneratës së re dhe Vision Coupé vjen me interpretimin e një coupé-je me 4 dyer. 

Koncepti Kai është një interpretim futuristik i një “hatckback” me dy hapësira të segmentit C: gjatësi 4,42 metra, hapesirë midis dy akseve 2.750 mm dhe mund të mbajë në bord deri në 4 persona.  Motori i vendosur përpara është kombinuar me tërheqje të përparme dhe njësia e re e benzinës me vetëndezje Skyactiv – X do të lejojë të ulë konsumin dhe ndotjen.
Stili është evolucion i designit “Kodo” që e bën makinen më tërheqëse duke bashkuar konceptin e së bukurës dhe të fuqishmes.
Format vijnë më të thjeshtuara për të fituar një look më të harkuar të kësaj makinë me 5 dyer. Në brendësi të Kai-t blloku i komandave dhe panelet e dyerve janë konceptuar në mënyrë që të kenë hapësira boshe midis tyre duke enfatizuar dinamikën e design-it. Shoferi është në qendër të vëmendjes: përpara tij përvec timonit dhe kuadrit gjenden edhe gojëzat e ventilimit një zgjidhje që sipas Mazdës afron me shumë njeriun me makinën.
 
 
Vision Coupé është konceptuar me një stil të pastër për t’i dhënë makinës një pamje të thjeshtë, elegante dhe sportive. Linjat natyrale kombinohen midis tyre duke u bërë më të prera sipas evolucionit të ardhshëm të Kodo design. Mazda Vision coupé  merr frymëzimin nga e kaluara, nga R360 Coupé dhe Luce Rotary Coupé, dy modele që janë konceptuar për të qenë në të njëjtën kohë eficente dhe sportive.
 
Shoferi në qendër. Eksperienca i ka udhëhequr design-erat të realizojnë një kabinë të fokusuar rreth shoferit për të krijuar një lidhje më të fortë midis njeriut dhe makinës. Pamja e brendshme është minimaliste dhe shfrytëzon ndarjet midis njësive për të krijuar idenë e hapësirës duke integruar të gjithë elementët e nevojshëm në mënyrë elegante, si në rastin e ekranit infotainment që del nga blloku i komandave edhe pse duket si i shkrirë me të.