100 makinat më të shitura në botë
Cila është makina më e shitur në botë? Kjo është një pyetje që na vjen jo rrallë dhe sipas këtij monitorimi të kryer nga kompania “focustomove” do të kuptojmë shumë gjëra.
Së pari do të kuptojmë që në përgjithësi ne jemi të kufizuar në mendimet dhe vlerësimet tona nga bota që na rrethon. Në listë do të shikoni se sa shumë modele ka që ne në Shqipëri por edhe në Europë nuk I njohim aspak.
Do të kuptojmë që pavarësisht çfarë makine ka komshiu ynë, duhet të jemi të lirë të zgjedhim makinën që na pëlqen më shumë dhe ndoshta këtu do të kuptojme se miliona njerëz në botë kanë bërë zgjedhjen tonë. Duhet të jemi më mendjehapur dhe më të lirë në zgjedhjet dhe blerjet tona.
Së treti, do të kuptojmë trendet e përgjithshme dhe mund të vërejmë se si Europa nuk është tregu më I rëndësishëm por mund të renditet vetëm I treti, pas atij amerikano verior dhe atij kinez.
Kështu do të shikojmë që në vendin e nderit në podium qëndron modeli i paoksidueshëm Toyota Corolla me plot 1.316.383 makina të shitura në Shqipëri. Nëse do ta aplikonim këtë shifër në tregun shqiptar do të thoshte që cdo shqiptar që posedon një makinë do të kishte vetëm Corolla dhe asgjë tjetër. (në fakt në shqipëri qarkullojnë gjithësej rreth 400.000automjete, pra jemi shumë larg kolonizimit virtual).
Modeli F-Series, pick up i prodhuar nga Ford, tregon dhe justifikon rolin e rëndësishëm në tregjet botërore të prodhuesit amerikan.
Në podium gjejmë më në fund Volkswagen Golf në vendin e tretë. Një medalje bronzi që qetëson të gjithë shqiptarët dhe që konfirmon se Europa vlen ende në botën e makinave.
Makinat koreane janë në rritje të ndjeshme, edhe falë progresit dhe marketingut agresiv që ato aplikojnë por me shpejtësi po afrohet edhe Kina. Në vendin e 11 gjejmë Wuling Hongguang, një van me sa duket i preferuar nga më shumë se 650.000 familje kineze.
Natyrisht, sic është edhe e pritshme, në këtë listë nuk ka asnjë makinë luksoze apo sportive. Disa modele te preferuara shume nga konsumatori shqiptar lundrojne poshte ne klasifikim: në vendin e 19 gjejmë Volkswagen Passat me 541.050 makina të shitura, Mercedes Benz C Class ne vendin e 41 me 357.361 dhe Audi A3 një vend më poshtë me 354.108 makina të shitura.
100 makinat më të shitura në vitin 2016
- Toyota Corolla 1.316.383
- Ford F-Series 993.779
- Volkswagen Golf 991.414
- Hyundai Elantra 788.081
- Honda CR-V 752.463
- Ford Focus 734.935
- Toyota RAV4 724.198
- Volkswagen Polo 704.062
- Honda Civic 668.707
- Toyota Camry 660.868
- Wuling Hongguang 650.018
- Chevrolet Silverado 642.112
- Hyundai Tucson 638.341
- Volkswagen Jetta 613.258
- Haval H6 580.683
- Ram Pick-up 577.792
- Volkswagen Lavida 548.321
- Toyota Hilux 545.208
- Volkswagen Passat 541.050
- Honda Accord 535.487
- Volkswagen Tiguan 519.843
- Kia Sportage 493.039
- Buick Excelle 475.408
- Chevrolet Cruze 472.301
- Ford Fiesta 465.032
- Mazda3 463.023
- Nissan Qashqai 450.101
- Skoda Octavia 442.957
- Toyota Prius 433.002
- Toyota Yaris 417.460
- Renault Clio 415.229
- Nissan X-Trail 412.551
- Hyundai Sonata 376.687
- Nissan Sylphy 376.668
- Chevrolet Malibu 375.169
- Nissan Rogue 373.436
- Ford Escape 371.133
- Baojun 730 370.169
- Mazda CX-5 369.252
- Jeep Cherokee 362.094
- Mercedes C Class C 357.361
- Audi A3 354.108
- Volkswagen Sagitar 341.331
- Hyundai Santa fe 336.749
- Nissan Altima 333.386
- Honda Fit 332.834
- Ford Transit 332.437
- GAC Trumpchi GS4 326.906
- Baojun 560 321.555
- Volkswagen Santana 318.340
- Nissan Sentra 314.995
- Honda HR-V 310.812
- Peugeot 208 308.676
- Toyota Highlander 306.054
- Ford Explorer 306.021
- Isuzu D-Max 302.398
- Opel Astra 301.265
- Ford Escort 296.867
- BMW Serie 3 295.134
- Ford Fusion 292.134
- Ford Edge 291.760
- Buick Envision 291.277
- Subaru Forester 290.186
- Kia Rio 289.066
- Jeep Grand Cherokee 284.637
- GMC Sierra 284.237
- Opel Corsa 279.896
- Kia Sorento 276.587
- Chevrolet Equinox 275.100
- Honda City 274.661
- Jeep Renegade 270.865
- Ford Kuga 264.894
- Hyundai i20 259.852
- Nissan Versa 258.618
- Maruti Alto 252.601
- Hyundai Accent 249.651
- Ford Ecosport 249.464
- Wuling Hongguang V 249.177
- Kia Pride 248.166
- Foton Light Truck 247.987
- Geely EC7 242.236
- Ford Ranger 240.988
- Honda Vezel 238.410
- Peugeot 2008 237.868
- Jeep Wrangler 237.591
- Wuling Mini-truck 236.645
- Kia K3 234.421
- Renault Captur 234.329
- Audi A4 230.007
- Chevrolet Spark 226.955
- Peugeot 308 226.418
- Subaru Outback 225.092
- Volkswagen Bora 222.303
- Mercedes Classe E 221.853
- Dacia Sandero 218.300
- Honda Odyssey 218.169
- Buick Verano 215.033
- Toyota Tacoma 213.069
- ChangAn CS75 209.353
- Fiat 500 205.486