Nissan prezanton X-Trail e ri
Modern dhe teknologjik, por me dy vende më pak
Në USA quhet Rogue ndërsa në Europë mban emrin X-trail, që në këtë rast na duket më evokativ dhe më simbolizues për atë që një makinë me tërheqje 4×4 përfaqëson. Nissan X-Trail i ri do të prezantohet në vjeshtë në Shtetet e BAshkuara ndërsa në Europë mund të vijë pak më vonë, por gjithsesi brenda 2020.
Modeli i ri ndryshon duke filluar nga përmasat. 4 cm më i shkurtër dhe 1 cm më i ulët, së bashku me një dorë të re në design, flasin për një dëshirë rinovimi dhe ripozicionimi. Nissan X-Trail i ri ka linja më të theksuara të dallueshme kryesisht në zonat e parafangove me një maskerino më europiane, por më të rëndësishme. Objektivi final është të duket një makinë më moderne dhe më e kuruar. Kjo e fundit përforcohet edhe nga mundësia për të patur për herë të parë një X-Trail me dy ngjyra, ku tavani merr ngjyrë të ndryshme nga pjesa tjetër e makinës.
Ndryshimet janë totale edhe nga brenda. Atje ku version i mëparshëm ishte ok nga ana ergonomike, por disi tradicional si design, modeli i ri vjen tërësisht i rinovuar jo vetëm me ekrane led në funksion të shoferit, por nga një vendosje krejtësisht e re e kruskotit, kuadrit 100% dixhital, infotainment në stil tablet dhe një levë marshi që na ngjason me diçka tjetër që e kemi pare edhe më parë, pavarësisht se zë vend mire në platformën midis shoferit dhe pasagjerit të pare.
Teknologjia ofron edhe funksione si head up display, ndërlidhjen Apple CarPlay pa kabëll, karikimin wireless për celularin etj.
Hapësira duket të jetë optimizuar, pavarësisht se rradha e tretë e sediljeve, ajo që mundësonte kapacitetin deri në shtatë pasagjerë, është zhdukur. Lajm i keq? Ndoshta po për dike, sepse nganjëherë është shumë komode që dy çifte me fëmijë të lëvizin me një makinë të vetme për një fundjavë.
Motori i lançimit për Nissan Rogue (në USA) është versioni me katër cilindra, 2.500 kubikë me 184 kuaj fuqi dhe moment rrotullues 245 Nm. Mund të ishte më mire nga ana e fuqisë, por duhet të jenë mjaftueshëm për të ecur pa stress.
Tërheqja është integrale ose vetëm në aksin e parë, sipas versionit që do të përzgjidhet. Sistemi Drive Mode Selector koordinon kambion dhe motorin sipas kushteve të terrenit ku jemi duke ecur duke ofruar programet Standard, Eco (për të kursyer karburant) dhe Sport, për një guide më dinamike. Për versionet me tërheqje 4×4 ofrohen edhe programet për guidë në borë (Snow) apo jashtë asfaltit (Off-road
Sistemi ProPilot Assist ofron ndihmën e teknologjisë në guide dhe përfshin ruajtjen e korsisë, cruise control aktiv, frenimin e emergjencës automatic, montorimin e këndit të verbër, etj etj.
Vlen të përmendet këtu sistemi i ri i ofruar, Speed Adjust by Route, i cili në varësi të informacionit që merr nga navigatori, duke analizuar shpejtësinë e makinës, mund të reagojë duke ulur shpejtësinë në afërsi të kthesave të forta.
Në lidhje me çmimin do të duhet të presim prezantimin zyrtar të modelit X-Trail për Europën.