na ndiq ne

Hyundai Elevate

09/01/2019

 Prodhuesi Korean ka vendosur të bëjë diçka të veçantë për të habitur spektatorët e Ces 2019, por edhe të gjithë lexuesit në mbarë botën. Në panairin më të madh të invoacionit që zhvillohet në Las Vegas do të prezantohet modeli “Elevate” (që do të thotë “i ngritur”).

Ky model sjell një risi unike: makina ecën mbi këmbë të larta metalike të cilat mundësojnë lëvizjen në terrene të vështira. Ky automjet në fakt duket spektakolar dhe vërtet i paparë kurrë më parë në asnjë vend.

Dobia e tij mund të jetë e pamatshme në orët e para të ndihmës së shpejtë pas një katastrofe natyrore, në ato momente kur pikërisht mbërritja në vend mund të pengohet nga sende dhe objekte nga më të ndryshmet. Kjo falë “gjymtyrëve” speciale që palosen në trup të makinës kur nuk janë më të nevojshëm dhe shërbejnë edhe si amortizatorë gjatë ecjes, në guidën mbi asfalt. Në rastin që duhet të zgjaten, ato arrijnë deri 152 cm, thënë ndryshe, shumë më të gjata se këmbët e një njeriu.

Hyundai Elevate është një makinë bashkëkohore, që funksionon me bateri, pra e ndjeshme ndaj mjedisit. Sipas Hyundai-t, ky model është studiuar për përdorime të ndryshme, si p.sh. transport i personave me aftësi të kufizuar, ndihmë e parë mjekësore, taksi, etj. Struktura dhe motori elektrik janë thuajse të njëjtë për të gjithë modelet ndërsa këmbët-amortizatorë mund të kenë deri në pesë gradime në lartësi të ndryshme. Në terrene jashtë asfaltit, Elevate mund të zgjerojë bazën deri në 4.5 metra duke mundur kështu të kapërcejë çdo pengesë. Në momentin që kthehet në asfalt, Elevate mund të ecë edhe me “ritëm” autostrade, pra me shpejtësi jo të vogla.

Rrotat e Elevate shërbejnë edhe si vend vendosjeje për motorët elektrikë dhe janë të rrotullueshme rreth aksit. Kjo i jep një avantazh unik për të qenë në gjendje të ecë në çdo terren, sado i vështirë qoftë. Elevate mund të ecë përpara, mbrapa dhe ndryshe nga çdo makinë tjetër deri më sot, edhe anash 🙂

Edhe pse Hyundai nuk ka publikuar çmime, flitet se kanë mbërritur ofertat e para për ta shtënë në dorë këtë makinë. Kjo në fakt do të ishte më shumë një kapriço sepse nuk mund të imagjinojmë në rrugët tona një makinë me “këmbë” dhe mbi rrota e aq më pak mund të imagjinojmë se çfarë mund të vendoset tek leja e saj e qarkullimit 🙂