na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Volvo XC60 është makina më e sigurtë për 2017

14/12/2017

Siguria është një kriter shumë i rëndësishëm në blerjen e një makine dhe për këtë jemi të gjithë shumë të ndërgjegjshëm, por pavarësisht kësaj, në shumicën e rasteve udhëhiqemi nga kritere të bazuara në opinione ose “me të dëgjuar”. Fakti është që siguria e makinave sot është një parametër i matshëm dhe i krahasueshëm dhe mbi të gjitha publik, pra informacion i hapur për të gjithë të interesuarit.

Matja e sigurisë së makinave bëhet nga një ent i specializuar që duhet Euro Ncap (European New Car Assessment Programme) i cili kryen rregullisht crash teste (ose provat e përplasjes)  dhe rezultatet i bën publike.

Duke qenë në mbyllje të vitit dhe praktikisht pa makina në listë për t’u testuar, megjithëse ende jo formalisht, 2017 mund të konsiderohet si i vulosur tashmë.

Volvo XC60 ka rezultuar kështu makina më e sigurtë, duke marrë pesë yje dhe pikët maksimale veçanërisht për sigurinë në rast përplasjeje dhe sistemeve të sigurisë aktive, të cilët evitojnë shpesh atë që në mungesë të tyre do të ishte “aksident i sigurtë”.

Volvo është një markë e mirënjohur në të gjithë botën për punën e bërë në drejtim të sigurisë, aktive dhe pasive dhe XC60 e dëshmon këtë. Por ky nuk është i vetmi model i sigurtë i prodhuar nga Volvo. Është mirë të dimë  që Volvo në përgjithësi merr pesë yje në modelet e saj dhe për 2017, në pesë vendet e para, tre prej tyre i zë Volvo me modelet V90 dhe S90 përveç XC60.

 

Në vendin e dytë gjejmë Volkswagen Arteon, i cili gjithashtu ka një koeficient shumë të mirë. Edhe kollosi nga Wolfsburgu mbrohet shumë mirë duke patur në vend të gjashtë Volkswagen T-Roc. Pesë yje ka marrë gjithashtu edhe Polo e re ku sistemet e sigurisë aktive luajnë një rol të veçantë.

Vlen të thuhet se në përgjithësi siguria e makinave është rritur shumë ndër vite dhe sot gjejmë shumë modele me pesë yje në këtë test. Ky është padyshim është një lajm i mirë pasi siguria në makinë duhet të jetë patjetër një kriter udhëzues i rëndësishëm për blerjen e një makine. Mjafton të mendojmë që në të ne kalojmë vite të tëra të jetës sonë vetëm apo edhe me të dashurit tanë.

Një rast kurioz në këtë test ishte ai i Fiat Punto, i cili mori 0 pikë. Sipas sa referon EuroNcap, nga ana e rezistencës Punto mori dy yje, që e bëjnë atë një makinë mesatarisht të sigurtë, por mungesa e sistemeve të asistencës në guidë dhe sidomos sinjalizimi akustik në rast të mosvendosjes së rripit të sigurimit nga shoferi dhe pasagjerët e detyroi jurinë të marrë një vendim drastik dhe t’i fshijë dy yjete marrë gjatë testeve fizike.

Ndiqni videon e plotë të zhvillimit të testit në linkun më poshtë:

Volvo XC60 makina me e sigurte 2017