na ndiq ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Volkswagen T-Roc vjen në Shqipëri

10/12/2017

Pas disa muajsh nga prezantimi dhe një interesimi shumë aktiv në treg, Volkswagen T-Roc, modeli më i ri në segmentin SUV, mbërriti javës që kaloi në Porsche Albania.

Bëhet fjalë për një model inovativ së paku në dy drejtime: nga njëra anë është SUV-i i parë vërtet kompakt i prodhuesit gjerman dhe së dyti sepse sjell risi të rëndësishme nga design-i i jashtëm.

Volkswagen T-Roc është vërtet kompakt dhe shifrat e tregojnë më mirë këtë. Përmasat janë të kufizuara sidomos nëse mendon se bëhet fjalë për një SUV. 423cm gjatësi, 182 cm gjerësi dhe 157 cm lartësi e bëjnë atë një model të përshtatshëm për shumë lloje përdorimesh. Bëhet fjalë për përmasa shumë të ngjashme me ato të një Golfi dhe kështu duhet të jetë nqs mendon që konkurrentët janë emra si Nissan Juke apo Mazda CX3. Segmenti SUV i makinave kompakte është një nga më të suksesshmit i viteve të fundit dhe sipas specialistëve të sektorit, ky segment parashikohet të dyfishohet gjatë dekadës së ardhshme.

Në pikën e dytë, atë mbi design-in inovativ, T-Roc bën vërtet një hap të rëndësishëm përpara duke sjellë forma të reja ndryshe nga stili i zakonshëm i Volkswagen-it.

Ndryshimet janë të dukshme jo vetëm në maskerino, moderne dhe rinore, por sidomos në profil, ku T-Roc shpalos “muskujt” në pjesën e parafangove dhe në linjën e profilit, të pjerrët në pjesën e pasme, për t’i dhënë një look vërtet sportiv. E vetmja gjë e “zakonshme” në këtë model të ri është ngjyra blu metalike.

Nëse nga jashtë T-Roc na lë përshtypjet më të mira duke na ftuar në bord, design i brendshëm është tërësisht Volkswagen, aq sa të bën të ndihesh shumë rehat, sikur të kishim hipur edhe më parë. Ka një pamje koherente me design-et e fundit të Volkswagen, por çdo gjë është në vendin e duhur dhe distancat nga komandat e ndryshme janë optimale. Një manopolë komanduese poshtë levës së marshit ofron përzgjedhjen e programimit të guidës gjë që rikonfirmon se T-Roc është një SUV, me tërheqje 4×4 dhe e gatshme për aventurë.

Hapësira në bord është optimale për shoferin dhe pasagjerët. E njëjta gjë vlen për bagazhin, pavarësisht se forma është disi e pazakontë, pak e ulët në pamje të parë.

Volkswagen ka kuruar edhe opsionet e këtij modeli duke garantuar që në modelin bazë me sisteme si Front Assist Area Monitoring (vëzhgim përpara makinës), City Emergency Braking (fremin automatik emergjence) i cili përfshin Pedestrian Monitoring (identifikimin e këmbësorëve), si dhe gjëra më tradicionale psh. klimatizator, fenerët Led, etj.

Së shpejti do të kemi mundësi të bëjmë një test drive të gjatë e të detajuar për të parë dhe provuar më mirë se si sillet në rrugë Suv-i më i vogël i familjes Volkswagen, por premisat e para janë më se pozitive.